U "fundosën" nga infiltrimi i një agjenti, Gjykata e Sarandës lë në burg 15 të arrestuarit për trafik droge, lirohen 5 persona

Aktualitet

U "fundosën" nga infiltrimi i një agjenti, Gjykata e

Pas një seance maratonë, Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurimit për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor “Vjeshta”.

Prokurorja Esmeranda Basho kishte kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të 20 të arrestuarit, ndërsa gjyqtari Mexhit Doci ka vendosur ta lërë në fuqi këtë masë për 15 prej tyre.

Në burg janë lënë Arlind Osmani, Feliks Filja, Altin Arapi, Erjon Dido, Medi Myftaraj, Redian Arizi, Dhimitri Terolli, Fabjo Berhamaj, Klerjan Popshini, Devis Saliaj, Xhuliano Mejdi, Vasil Kaci, Shefqet Bezhani, Nazif Refitaj dhe Korado Omeri.

Ndërkohë, për Andrea Babi, Bledar Kovaci, Elvis Demcaj, Nikolin Rakipi dhe Flatun Lalaj është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Sipas burimeve nga seanca gjyqësore, në dosjen e prokurorisë ka edhe veprime të kryera nga një agjent i infiltruar, i cili dyshohet se ka realizuar blerje të lëndëve narkotike.

Sipas të njëjtave burime, këto veprime janë dokumentuar edhe me fotografi.

ME TE LEXUARAT