Flick iu jep shpresë tifozëve të Barcelonës: Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Flick iu jep shpresë tifozëve të Barcelonës: Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Barcelona nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve që nga sezoni 2014/15, por trajneri Hansi Flick beson se skuadra e tij aktuale ka potencialin për ta rikthyer trofeun prestigjioz evropian në “Camp Nou”.


Flick i bëri këto deklarata në prag të ndeshjes së parë të Barcelonës në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, ku katalunasit do të përballen me Feyenoordin në shtëpi, me synimin për të nisur rrugëtimin evropian në mënyrën më të mirë.

Barcelona synon gjithashtu të korrigjojë dështimet e edicionit të kaluar. Në sezonin 2024/25, skuadra e Flickut u eliminua në gjysmëfinale nga Interi, duke humbur 7-6 me rezultat të përgjithshëm.

Luis Enrique, i cili së fundmi ka fituar dy herë radhazi Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germainin, ishte trajneri i fundit që e udhëhoqi Barcelonën drejt lavdisë evropiane, 11 vjet më parë.

Megjithatë, pas triumfit të dytë radhazi në La Liga sezonin e kaluar dhe fillimit perfekt të këtij edicioni me katër fitore radhazi, Flick shpreson se Barcelona mund të shkojë deri në fund edhe në Evropë.

“Besoj se, në fund të fundit, klubet e mëdha ëndërrojnë për këtë. Ne e kemi cilësinë për ta fituar, por rruga është e gjatë”.

“Kemi shumë lojtarë me përvojë. Të gjithë e kanë përgjegjësinë për t’i fituar të gjitha trofetë”.

Sipas superkompjuterit të Optas, Barcelona ka rreth 9 për qind gjasa për ta fituar Ligën e Kampionëve. Para katalunasve renditen vetëm Manchester City me 12 për qind, Bayern Munich me 19 për qind dhe Arsenali me 21 për qind.

Ndeshja ndaj Feyenoordit do të jetë hera e 21-të që Barcelona e nis një edicion të Ligës së Kampionëve në shtëpi. Në 20 rastet e mëparshme, katalunasit kanë regjistruar 18 fitore, një barazim dhe vetëm një humbje. Disfata e vetme erdhi ndaj Bayern Munichut në sezonin 2021/22, kur bavarezët triumfuan 3-0.

Flick gjithashtu ka statistika mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve. Në mesin e trajnerëve që kanë drejtuar të paktën 10 ndeshje në këtë kompeticion, gjermani ka përqindjen më të lartë të fitoreve, 72.7 për qind, si dhe mesataren më të lartë të golave për ndeshje, me tre gola.

Që nga marrja e drejtimit të Barcelonës në vitin 2024, katalunasit kanë shënuar më së shumti gola për ndeshje në këtë garë, me një mesatare prej 2.88 golash. Në 26 ndeshje, ata kanë realizuar 75 gola.

Barcelona e ka nisur gjithashtu në mënyrë perfekte sezonin e ri në La Liga, me katër fitore në katër ndeshje. Në ndeshjen e fundit, katalunasit shkatërruan Valencian 5-0, ku shkëlqyen Fermin Lopez dhe Lamine Yamal./Telegrafi/

Të ngjashme
Rezultatet në PISA, OEK: Alarm për arsimin dhe ekonominë e Kosovës

Rezultatet në PISA, OEK: Alarm për arsimin dhe ekonominë e Kosovës

Zogaj për rezultatin në PISA: Baba politik sigurohet që vajzën ta shkollon në Norvegji, fëmijëve në Kosovë u jep bukë e cirk

Zogaj për rezultatin në PISA: Baba politik sigurohet që vajzën ta shkollon në Norvegji, fëmijëve në Kosovë u jep bukë e cirk

Mes akuzave për korrupsion, jep dorëheqjen Kryeprokurori i Ukrainës

Mes akuzave për korrupsion, jep dorëheqjen Kryeprokurori i Ukrainës

Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së: Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve

Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së: Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve

Kongresisti Wilson, i ashpër ndaj Vuçiqit: Regjimi i tij fton forca autoritare në Serbi dhe nxit urrejtje

Kongresisti Wilson, i ashpër ndaj Vuçiqit: Regjimi i tij fton forca autoritare në Serbi dhe nxit urrejtje

A do të mbyllet konstituimi i Kuvendit më 9 shtator?

A do të mbyllet konstituimi i Kuvendit më 9 shtator?

Largimi i qytetarëve dhe testi "PISA", Maliqi: Sovraniteti nuk është territori, por njerëzit brenda tij!

Largimi i qytetarëve dhe testi "PISA", Maliqi: Sovraniteti nuk është territori, por njerëzit brenda tij!

KDI: Konstituimi është i domosdoshëm, por tejkalimi i afatit kërkon përgjigje nga Kushtetuesja për pasojat

KDI: Konstituimi është i domosdoshëm, por tejkalimi i afatit kërkon përgjigje nga Kushtetuesja për pasojat

Ndalohen hyrje-daljet dhe parkimi në Kuvend e Presidencë, Policia jep sqarime

Ndalohen hyrje-daljet dhe parkimi në Kuvend e Presidencë, Policia jep sqarime

Dyshohet se tentuan të tjetërsojnë pronën 1.5 milionë euroshe në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona

Dyshohet se tentuan të tjetërsojnë pronën 1.5 milionë euroshe në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona

Aleanca mbledh sot Kryesinë

Aleanca mbledh sot Kryesinë

Mbi 3 mijë 700 raste të reja vetëm për një vit, ky është kanceri që po prek më shumë kosovarët

Mbi 3 mijë 700 raste të reja vetëm për një vit, ky është kanceri që po prek më shumë kosovarët

0:000:00