Lajmet e fundit

Erblin Osmani ka marrë ftesë zyrtare nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e Nations League, vetëm pak ditë pasi është pajisur me pasaportë të Kosovës.
17-vjeçari, i cili është pjesë e akademisë së Bayern Munichut, është ftuar për ndeshjet e “Dardanëve” ndaj Irlandës dhe Austrisë.
Sipas përfaqësuesit të Transfermarkt për regjionin e Gjermanisë, Osmani ka marrë ftesën nga Federata e Futbollit të Kosovës për ndeshjen e Nations League.
Läuft #FCBayern-Talent #Osmani bald für den #Kosovo auf? @Transfermarkt kann die BILD-Info bestätigen, dass diese Entscheidung noch offen ist – das Münchner Eigengewächs wurde aber in den Kader für die Nations-League-Partien gegen 🇮🇪 & 🇦🇹 eingeladen. Mehr via Link im Kommentar 👇 pic.twitter.com/iBzWIGy0iz
— Thomas Deterding (@uchterjung) September 8, 2026
Klankosova.tv ka tentuar të kontaktoi përfaqësuesit e FFK-së për të marrë një përgjigje, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ishin të qasshëm.
Në Gjermani ekziston shqetësimi se Osmani mund të zgjedhë Kosovën, pasi konsiderohet një prej talenteve më premtues të gjeneratës së vitit 2009.
Kështu është raportuar nga mediumi gjerman BILD që sipas tyre situata mbetet e paqartë dhe pritet të qartësohet në fund të muajit, kur nis pushimi ndërkombëtar.