Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin e znj. Evis Sala nga detyra e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Po sot, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi emërimin e znj. Klodiana Spahiu në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.























