Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënate fundit sa i përket situatës me zjarre në Vend.
Njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 43 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 8 janë nën mbikëqyrje dhe 24 janë deklaruar të fikura.
Në operacione janë angazhuar 614 forca vendore/lokale, 355 efektivë të FA, 70 automjete zjarrfikëse vendore, si dhe mjete të FA; janë zhvilluar 4 operacione me helikopterë dhe 1 me avion Air Tractor.
Qarku Tiranë: Në Malin e Dajtit zjarri vijon aktiv në sipërfaqe me pyll ahu dhe shkurre. Në operacion janë angazhuar 25 zjarrfikës, 7 forca të ADM-së, 74 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 mjete dhe 1 autoambulancë, si dhe 1 avion Air Tractor. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatrat në Kryezi të Kavajës dhe Malin e Bërzhitës janë nën mbikëqyrje.
Qarku Dibër: Vijojnë aktive katër vatra: në Vajkal të Bulqizës, në Lundre–Madhesh të Matit, në Qafën e Helmes në Fushë-Bulqizë dhe në Cerrujë–Mali i Allushit në Klos. Në Lundre–Madhesh janë angazhuar 33 forca vendore, të mbështetura nga 37 efektivë të FA me 3 mjete dhe 1 autoambulancë, ndërsa ka operuar edhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Për vatrat aktive nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.




















