Në Shqipëri, pasuritë e luksit të konfiskuara nga krimi kanë një fat të çuditshëm. Në momentin që sekuestrohen, përshkruhen si asete me vlera të mëdha, simbol i fuqisë ekonomike të botës së krimit, më pas bëjnë rrethin vicioz dhe i kalojnë sërish krimit. Mesa duket pas dështuan në kthimin në shërbim të qytetarëve të jahteve, resorteve, makinave të luksit të dorës së krimit, janë kthyer nga delet dhe viçat për të rritur mirëqenien e institucionit, këtu me siguri ska vend për dështim.
Konfiskimi dhe shitja e 6 viçave “të krimit”, me vlerë totale rreth 9 mijë euro në favor të buxhetit të shtetit, duke se është një ndër “goditjet më të forta të pasurive të krimit, bërë gjatë vitit.
Një ankand i tillë me 6 viça ndërkohë që pasuri me vlera miliona euro rrinë në hije, tregon katrahurën që ka mbështjellë institucionet në Shqipëri.
Pasi në të njëjtën kohë SPAK-u, prokuroritë e rretheve dhe gjykatat, zhvillojnë konferenca e seminare dhe garantojnë agjencitë partnere të SHBA-BE e raportojnë se po bëjnë “namin” me sekuestro e konfiskime të pasurive të eksponentëve dhe grupeve kriminale.
Shitja e viçave dhe deleve të sekuestruara
Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për 6 krerë viçash, me një peshë totale rreth 1,675 kilogramë, të cilët ndodhen në Pesjakë, Maqellarë, Dibër. Në njoftim bëhet me dije se pasuria ëshë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe tashmë ëshë nxjerrë për shitje përmes procedurës së hapur të ankandit. Vlera fillestare e përcaktuar për viçat është 854,250 lekë, pa TVSH, ndërsa për pjesëmarrjen në ankandin që ishte parashikuar të zhvillohet më 6 gusht, ofertuesi duhet të paraqesin një garanci ose mandat-pagesë në masën 10% të vlerës fillestare.Rasti me viçat përbën rastin e dytë, pas atyre me 31 delet, një vit më parë. Bëhet fjalë për një ankand të zhvilluar në mars të 2025 me 87 delje për shitje, ndërsa një muaj më vonë, tenderi u rihap me 31 dele më pak. Në dokumentin zyrtar figuronin vetëm 56 dele.
A do u frikësohen qytetarët blerjes së viçave, njësoj si pronave të krimit që i riblejnë po ‘dara’ e krimit?
Kryesisht pasi prona konfiskohet, institucionet shtetërore informohen nëse kanë interes ta përdorin për qëllime publike e nëse jo, prona hyn në ankand (shumicën e rasteve ndodh të mos kenë interes). Përsa i përket qytetarëve, u frikësohen blerjes së tyre për shkak të konflikteve me pronarët e mëparshëm. Kështu prona del në ankand dhe riblihet nga pronari problematik. Nuk dihet si do ndodh me blerjen e viçave .
Batërdi me kartelat e pasurive të sekuestruara
Edhe sipas KLSH, në një raport të saj më herët evidenon se ka edhe nga ato kartelat e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara , që nuk përmbajnë ekstraktet bankare dhe kartelat e inventarit të pasurive sipas administratorëve të tyre, nuk gjenden procesverbalet dhe mungon organizimi e dokumentimi i veprimeve kontabël të aktivitetit të administratorëve që janë ngarkuar për këto prona.Faktikisht, drejtësia i ka sekuestruar krimit shumë pasuri më vlera të mëdha financiare, mes tyre pallate, aparatamente e makina luksozse, dyqane, toka, troje, hotele, restorante, vila, magazina, kompani, resorte, anije, skafe etj., të provuara që janë më burime nga aktivitete të kriminale.Absurdi është ky: Drejtësia sekuestron, konfiskon e nxjerr në shitje dele e viça, ndërsa qindra pasuri të krimit të organizuar, me vlerë milionë euro që janë sekuestuar prej vitesh, nuk po i konfiskon e t’ia kalojë shtetit.






















