Kryeministri Rama vizitë në Vlorë, pritet nga kryebashkiakja Mersini

Kryeministri Edi Rama mbërriti dje në qytetin e Vlorës, ku u ndal fillimisht në parkun “Aulona”, përgjatë bulevardit kryesor të qytetit.

I shoqëruar nga kryetarja e bashkisë Brunilda Mersini, Rama pa nga afër hapësirat e ish-parkut “Aulona”, që pritet të transformohet në një park të gjelbër dhe hapësirë publike rekreative për qytetarët.

Sigal

Sipas burimeve të korrespondentëve në medie, gjatë vizitës, Rama ka deklaruar se parku “Aulona” do të kthehet në një ambient publik.Kjo do të sjellë shndërrimin në një lulishte dhe hapësirë të gjelbër në shërbim të qytetarëve të Vlorës.Vizita e Ramës në Vlorë vijoi me një tjetër ndalesë përgjatë Lungomares, ndërsa mësohet se Kreu i Qeverisë zhvilloi një takim edhe në Universitetin “Ismail Qemali”.

Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të aplikojnë për t’u bërë pjesë e rrjetit MIA, teksa kanë mbetur edhe 3 ditë për të aplikuar.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Agjencia për Media dhe Informim pranë Kryeministrisë fton profesionistë, ekspertë dhe krijues që të bashkohen në këtë fazë të re reformimi.Rama thotë se të përzgjedhurit do bëhen pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore.Postimi i plotë: Dhe tre ditë për t’u bërë pjesë e Rrjetit MIA!Agjencia për Media dhe Informim pranë Kryeministrisë fton profesionistë, të rinj (jo thjesht në moshë po në mendësi:-), ekspertë dhe krijues që të na bashkohen në këtë fazë të re reformimi.

Ftesa ka dy mundësi:Puno me ne. Bëhu pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore.

Bashkëpuno me ne. Propozo një ide, projekt apo zgjidhje për përmirësimin e komunikimit publik.

Kërkohen aftësi dhe ide në komunikim, media, teknologji, inteligjencë artificiale, video, dizajn dhe analizë të dhënash.

Nëse je gazetar, krijues, dizajner, programues, ekspert i teknologjisë apo ke qoftë edhe një ide se si mund ta bëjmë  komunikimin publik më të mirë, apliko për t’u bërë pjesë e Rrjetit MIA ose bashkëpunëtor i Agjencisë për Media dhe Informim.Ne kërkojmë talent, energji, ide e mbi të gjitha vullnet për kontribute të reja në komunikimin publik të së nesërmes dhe premtojmë një proces vlerësimi meritokratik të çdo kandidati. Sepse ne duam thjesht më të mirët.Deri tani kemi marrë një numër surprizë aplikimesh që sapo ka kaluar mbi 100?Apliko në: [email protected]: 10 shtator 2026, ora 23:00