Ministri Ervin Demo: Mirënjohje për të gjithë efektivët që u angazhuan në terren për përhapjen e flakëve në Berat

Ministri për Shtetin dhe Pushtetin Vendo, Ervin Demo, teksa publikoi në rrjetin social Facebook pamje ngA zjarret  e vëna nën kontroll, deklaroi se duhet të tregohet kujdes nga kushdo , pasi Një zjarr mund të nisë nga një pakujdesi e vogël, por pasojat mund të jenë të mëdha.

Demo pohoi se Policia e Shtetit po punon intensivisht për identifikimin e përgjegjësve.

Sigal

“Një zjarr mund të nisë nga një pakujdesi e vogël, por pasojat mund të jenë të mëdha.

Zjarri në Lagjen Kala, Berat, u shua në kohë falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të MZSH-së, pa dëme në banesa apo objekte.

Shkak dyshohet një sgarë e ndezur në ambient të hapur, mes pishave.

Të tregojmë kujdes. Të mos ndezim zjarre në ambiente të hapura, veçanërisht pranë pyjeve dhe zonave me bimësi. Parandalimi është përgjegjësi e të gjithëve.

Zjarri me rrezikshmëri të lartë, që rrezikoi kurorën e pishave mbi lagjen Goricë, është vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të zjarrfikësve të Beratit, Kuçovës dhe Dimalit.

Mirënjohje për të gjithë efektivët që u angazhuan në terren dhe shmangën përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Policia e Shtetit po punon intensivisht për identifikimin e përgjegjësve.

Në këto ditë të nxehta, kur rreziku i zjarreve është shumë i lartë, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes dhe përgjegjshmëri maksimale!

Të mbrojmë natyrën dhe qytetin tonë! Çdo pakujdesi mund të ketë pasoja të rënda.