Endrit Dokle akuzohet nga prokuroria e posaçme për sigurim të kushteve për të vrarë Arben Ndokën, Tori Xheçukën dhe Erigers Mihasin

Ka njerëz që policia i kërkon për disa ditë, të tjerë për vite, por dhe ata që kthehen në një lloj legjende urbane. Njerëz që shfaqen në dosje, në përgjime, në dëshmi.

Në gushtin e vitit 2026, dy lajme tërhoqën vëmendjen e publikut. Dy persona që kishin kaluar muaj në kërkim përfunduan në pranga edhe pse profile krejt të kundërta nga njëri-tjetri. I pari ishte Ylli Zalla dhe i dyti, Ergys Agasi. Dy histori dhe dosje të ndryshme, por me një element të përbashkët, të dy kishin arritur t’u shpëtonin autoriteteve për një periudhë kohe. Zalla u arrestua në një zonë të pyllëzuar në rrethinat e Krujës, pas një operacioni ku mori pjesë RENEA.

Sigal

TALO ÇELA – NJERIU QË U ZHDUK

Talo Çela akuzohet për përfshirje në vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës. Ai dyshohet për masakrën e Bradasheshit, ku u ekzekutuan, Indrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk në 28 dhjetor 2018. Talo Çela kreu edhe ekzekutimin makabër të Fatmira Dedës, po ashtu edhe vrasjen e Andi Zylyfit.

FATMIR HYSENI – “DOQJA”

Në janar 2026, GJKKO e dënoi në mungesë Fatmir Hysenin me 25 vite burg për rolin që prokuroria i atribuoi në vrasjen e ish-policit Santiago Malko.Si personazh është i njohur për forcat e rendit edhe më herët. Ai është dyshuar nga policia si kundërshtar i grupit të Edison Harizaj dhe Viktor Ymerit.Në vitin 1999 ai u akuzua si pjesëmarrës në vrasjen e vëllait të Viktor Ymerit në Vlorë. Më tej në vitin 2019 emri i tij doli në atentatin ndaj Inez Hajrullës në 10 maj 2019 në Vlorë.

ALTIN NDOCI- VRASËSI QË NUK E MBAN AS BURGU

.SPAK e ka akuzuar Altin Ndocin për pjesëmarrje në “Masakrën e Bradasheshit”, vrasjen Klevin Bahos dhe plagosjen e vëllait të tij, Aldo (Aleksandër) Baho në 2019. Altin Ndoci akuzohet gjithashtu edhe për grabitjen në pistën e Aeroportit “Nëne Tereza”, në Rinas, më 9 prill 2019,

PREKË KODRA – SNAJPERI

Prekë Kodra, në përgjime të zbardhura nga hetimi, emri i tij është lidhur me Suel Çelën dhe me një plan të dyshuar për eliminimin e Ardian Çapjas.Emri i Kodrës është përmendur gjithashtu në raportime lidhur me një plan të dyshuar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.Në korrik 2025 policia e shpalli Prekë Kodrën në kërkim për ndërtimet pa leje në Theth, te cilat u denoncuan publikisht nga vete kryeministri Rama.Por Prekë Kodra vijon të jetë i pakapshëm dhe një nga më të kërkuarit e policisë.

ELJON HATO – “UJKU” I VETMUAR

SPAK e ka akuzuar për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, në bashkëpunim. Eljon Hato, akuzohet për Vrasjen me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në dëm të Taulant Pepës, ngjarje e ndodhur më 21 shkurt 2021 në Shkodër. Policia zhvilloi disa operacione për kapjen e tij, por pa sukses. Ndërsa vetë Eljon Hato, ndonëse në arrati, nuk ka qëndruar i fshehur, thjeshtë për t’i shpëtuar prangave. Përkundrazi, akuzohet se ka vijuar aktivitetin e tij kriminal, të paktën në dy raste për të cilat ai po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

IBRAHIM LICI – “FANTAZMA”

Ibrahim Lici akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali (babai dhe xhaxhai i kampionit të boksit Astmer Bilali), ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019.U shpall në kerkim policor edhe per vrasjen e Endri Mustafës në vitin 2021 te lagja “Livadhet”. Pas kësaj ngjarje Ibrahim Lici u zhduk dhe për herë të fundit u shfaq më 30 tetor 2024 ne masakren e Dobracit ku u ekzekutua vellai i tij Hamzai dhe Arlind Bushati. Ibrahim Lici ishte ne makine dhe i shpetoi plumbave, ai u shfaq ne nje moment ne vendin e ngjarjes i gjakosur, por me pas u zhduk.

SUEL ÇELA – NJË EMËR NË QENDËR TË NJË ORGANIZATE

38-vjeçari Suel Çela alias Marjus Lulaj karrierën e tij kriminale e ka nisur në vitin 2006 në Elbasan. Në atë kohë, vetëm 18-vjeç, ai u arrestua si i dyshuar për vrasjen me armë zjarri të Roland Mustës. Por gjykata e shpalli të pafajshëm.Në shtator të vitit 2017, Suel Çela u bë i njohur pas një përplasjeje me Policinë e Elbasanit në hyrje të tregut agro-ushqimor të qytetit. Gjykata e Elbasanit e shpalli të pafajshëm për mungesë provash, ndërsa një person tjetër u dënua si autor i ngjarjes.Suel Çela u rikthye fuqishëm në vëmendje në vitin 2022, kur u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Aktualisht, Suel Çela vijon të jetë në kërkim nga autoritetet shqiptare.

-HAJDAR BAKO (HYSA) (ÇOPJA)- I SHUMËKËRKUARI I DUBAIT

Hetimet e SPAK tregojnë se Hajdar Çopja është pjesë e një grupi kriminal të drejtuar së bashku me vëllain e tij, Franc Çopja, i dënuar në Belgjikë për vrasje. Sipas SPAK për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e tyre ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi eliminimin e kundërshtarëve, nëpërmjet vrasjeve me pagesë të personave. SPAK organizatën e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja nga Elbasani, të cilën e lidh me disa prej ngjarjeve më të rënda kriminale në vend. Të paktën 6 persona të vrarë, 14 të porositura dhe një grabitje 4.6 mln euro në Rinas janë disa prej krimeve.

ELVIS DOÇI- “VISI I POJËS”

Përgjimet e operacionit “Ura” zbuluan se Visi i Pojës ka qenë një nga trafikantët më të rëndësishëm të drogës në vend.Kur SPAK në banesën e tij zhvilloi kontrolle iu gjetën 3 mln euro cash të fshehura në një fuçi.Që prej 17 majit 2024, Doçi është në kërkim nga SPAK dhe autoritetet kanë intensifikuar përpjekjet për kapjen e tij, por asnjëhere me rezultat.

ERJON LLAPUSHI- I AKUZUARI ME DEDEKTIVË PRIVAT

Erjon Llapushi, në vitin 2021, ai u përfshi në një ngjarje të rëndë në një lokal në Elbasan. Një konflikt për një tavolinë përfundoi me vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku. Për këtë ngjarje 38-vjeçari Llapushi është dënuar me 11 vite burg.Në vitin 2019, Erjon Llapushi u akuzua për gjobëvenie ndaj një biznesi në Pogradec.

ENDRIT DOKLE – NGA BURGU TE I SHUMËKËRKUAR

Dokle ka qenë më parë i dënuar me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh të kryera në kuadër të bandës së Durrësit. Gjatë kohës që ndodhej në qeli, Dokle mori një tjetër dënim, për trafik droge, pasi u provua se drejtonte nga qelia një grup të strukturuar kriminal. Ndërkohë ai është liruar në janar të vitit 2020. Indrit Dokle, ish- anëtar i “Bandës së Durrësit”, ka qene i akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.

TORI XHECUKA (ALIAS HEKTOR XHECUKA)- VRASËSI QË NUK SHIHET

Tori alias Hektor Xheçuka, 36 vjeç, është një nga emrat më të përfolur të botës së krimit dhe konsiderohet nga policia si vrasës me pagesë. Ai është shpallur në kërkim në vitin 2024 nga Prokuroria e Posaçme pas zbërthimit të bisedave në Sky ECC. Xhecuka akuzohet nga SPAK për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personve, e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e shtetasve, Durim Bami dhe Ervin Kodra, e ndodhur në datën 4 nëntor 2020 në qytetin e Tiranës.

AUREL HOXHA- MASAKRA PËR HAKMARRJE

Aurel Hoxha u shpall në kërkim nga SPAK në vitin 2025 pasi dyshohet si personi që ka porositur rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Klevis Lleshit. 24-vjeçari u gjet i groposur në Mamurras rreth 2 vite e gjysmë pas zhdukjes së tij.

ARMAND SHAKAJ-VRASËSI I SHOKUT

Më 4 qershor 2026 Armand Shakaj ekzekutoi mikun e tij Eglant Koçin me plumb në kokë në lokalin dhe zyrat e tij pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë. Armand Shakaj i njohur me nofkën “Mand dhelpra”, të nesërmën më 5 qershor realizoi edhe zhdukjen e trupit, duke përdorur një plan të mirëmenduar në detaje si një vrasës gjakftohtë.

ERALDO FIZI – VRASËSI I DASHURISË

Prej 11 marsit 25 vjeçari Eraldo Fizi është shpallur në kërkim nga policia për dhunë në famije dhe shkaktim i vetëvrasjes, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, Xhuana Nikollaj, e cila i dha fund jetes duke konsmuar fostoksine.

ATA QË JANË FSHEHUR PËR DEKADA

Por ka edhe një listë tjetër, atë që tregon se kjo nuk është vetëm histori e krimit modern. Sepse disa persona janë në kërkim prej dekadash.

-MISIR TARE, 66 VJEÇ, 33 VITE NE ARRATI

Misir Tare kryeson këtë listë prej 33 vitesh ne kerkim. Në datën 30 maj 1993, në fshatin Pashalli, Berat, shtetasi Misir Tare ka kryer vrasjen e shtetases L. T, bashkëshortese së tij dhe të prindërve të saj, shtetasit Xh. D dhe A. D.  Misir Tare është dënuar me burgim të përjetshëm.

-FLAMUR NDINO, 59 VJEÇ, 31 VITE NE ARRATI

Në datën 4 qershor 1995, në qytetin e Fierit, shtetasi Flamur Ndino, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka rrëmbyer me qëllim trafikimi fëmijën e mitur J. L., 3 vjeç, banues në Fier. Shtetasi Flamur Ndino është dënuar me burgim të përjetshëm dhe ndodhet prej 31 vitesh në kërkim.

-SOKRAT RUDA, 69 VJEÇ, 31 VITE NE ARRATI

Prej 31 vitesh në kërkim. Në datën 8 qershor 1995, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, shtetasi Sokrat Ruda ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta xhelozie shtetasin Z. D.

-JASHAR BEGANI (BAGAMI), 74 VJEÇ, 29 VITE NE ARRATI

Begani ndodhet në kërkim prej 29 vitesh. Në datën 21 korrik 1997, në zonën e stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, Jashar Begani (Begami) ka vrarë  dy shtetase A. L. (B.) dhe Z. K.

-ISMAIL ÇELA, 67 VJEÇ, 29 VITE NE ARRATI

Në vitin 1997 Ismail Çela ekzekutoi me breshëri plumbash, në sy të dy fëmijëve të vegjël, bashkëshortët Xhevahir dhe Skënderie Çela si dhe vajzën e tyre të mitur Roza,13-vjeçe. Një ngjarje e rëndë, e cila u pasqyrua edhe në median e shkruar dhe atë vizive. Vrasësi, Ismail Cela, i dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë, nga gjykata e Pogradecit në vitin 1998 jeton ende në arrati që prej vitit kur kreu krimin.

-DRITAN SYZIU (NDOI), 55 VJEÇ, 26 VITE NE ARRATI

Dritan Syziu ishte pjesë e bandës së Mirditës. Në vitin 2000, ai bashkë me disa persona të tjerë qëlluan për vdekje një punonjës policie si dhe plagosën tre të tjerë. Ngjarja për të cilën Syziu u dënua me burgim të përjetshëm ka ndodhur në Mirditë, ku mbeti i vrarë punonjësi i Policisë Gjon Paçuku.

-ALBAN BAFTJARI, 48 VJEÇ, 25 VITE NE ARRATI

Në datën 7 mars 2001, në fshatin Shetel, Shijak, Durrës, shtetasi Alban Baftjari, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shkuar në orët e vona të mbrëmjes, në banesën e shtetasit Xh. B., për të vjedhur dhe ka plagosur rëndë shtetaset Sh. B., S. B. dhe shtetasin Xh. B., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

ALTIN (PETRIT) ARAPI (BERZAT), 55 VJEÇ, 23 VITE NE ARRATI

Altin Arapi ndodhet prej 23 vitesh ne kerkim. Ai është i njohur si anëtar i grupit “Hakmarrja për Drejtësi”. Arapi akuzohet për vrasjen e Genci Sinës, shoferit të ish-prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku, ngjarja e ndodhur në 30 Shtator 2003.

-ARTUR KULICI, 47 VJEÇ, (VRASJE NË RRETHANA CILËSUESE/BURGIM I PËRJETSHËM)

Në datën 6 mars 2013, në një lokal nate në Tiranë, shtetasi Artur Kuliçi, pas një konflikti me disa persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri duke rrezikuar jetën e disa personave dhe si pasojë ka mbetur e vrarë me armë zjarri shtetasja Sonila Tafa.

-BARJAM BOCI, 33 VJEÇ, LAZARAT (VRASJE E PUNONJËSIT TË POLICISË/BURGIM I PËRJETSHËM)

Boçi është i dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa ndodhet prej 11 vitesh në arrati.  Ai është shpallur fajtor për vrasjen e policit Ibrahim Basha në Lazarat më 24 qershor të viti 2015, ku Boçi ishte pjesë e grupit që qëlluan në drejtim të Policisë.