Lajme

​Një orë seancë mes vezëve dhe përplasjeve të forta jashtë Kuvendit – protestuesit bllokojnë rrugët në Shqipëri

09/08/2026 19:41
nga:G B

Në zonën ku po mbahet protesta janë regjistruar edhe shoqërimet e para nga policia, e cila ka shtuar praninë dhe ka siguruar perimetrin përreth institucionit.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, disa protestues kanë tentuar të kalojnë perimetrin e sigurisë, ndërsa policia ka ndërhyrë duke shoqëruar disa prej tyre.

Gjatë tensioneve, drejt efektivëve të policisë janë hedhur edhe vezë.

Ndërkohë, nisjes së sesionit të ri parlamentar i kanë paraprirë debate të forta në Konferencën e Kryetarëve, ku një nga çështjet kryesore ka qenë ajo e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Situata jashtë Kuvendit mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e rendit po vazhdojnë të mbajnë nën kontroll zonën përreth godinës së institucionit.