Van Bommel humb kontrollin, përplas kundërshtarin dhe e dërgon në spital. Arbitri i jep vetëm karton të verdhë

8 Shtator 2026
10:56
Alfred Lleshi
back button

Ruben van Bommel, sulmuesi i PSV-së dhe djali i ish-lojtarit të Bayern Munich e Milanit, Mark van Bommel, u bë protagonist i një episodi të rëndë në transfertën ndaj Ajax. Rreth minutës së 80-të, kur PSV kryesonte 2-1, van Bommel ndërhyri me shpejtësi të madhe ndaj Aaron Bouwman, duke e goditur në pjesën e sternumit me trup. Ndërhyrja shkaktoi një përplasje mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

PSV-aanvaller Ruben van Bommel beukt Ajacied Aaron Bouwman | De Telegraaf

Bouwman u dërgua në spital për kontrolle dhe pësoi kontuzion në mushkëri e në sternum, dëmtime që pritet ta mbajnë jashtë fushave për të paktën një muaj. Pavarësisht forcës së ndërhyrjes, arbitri vendosi të mos e ndëshkonte me karton të kuq, duke e konsideruar të paqëllimshme, dhe i tregoi vetëm kartonin e verdhë.

Lojtarët e Ajax-it kërkuan me forcë përjashtimin e tij, duke e konsideruar ndërhyrjen tepër të rrezikshme. Pas ndeshjes, van Bommel shkoi në dhomën e zhveshjes së Ajax-it për t’i kërkuar falje Bouwman. Sulmuesi dukej i tronditur dhe i penduar për ndërhyrjen që mund të kishte shkaktuar dëmtime edhe më serioze.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit