“Konflikti nisi për një vështrim”, zbardhet dinamika e vrasjes së 24-vjeçarit në Shkodër

“Konflikti nisi për një vështrim”, zbardhet dinamika e vrasjes së 24-vjeçarit në Shkodër

Të tjera detaje janë mësuar lidhur me dinamikën e konfliktit të mëngjesit të sotëm në Shkodër, ku mbeti i vrarë 24-vjeçari Ylber Luli.

Sipas burimeve, konflikti mes 25-vjeçarit Andri Vulaj dhe Ylber Lulit dyshohet se ka nisur në zonën e Gjuhadolit, pas një përplasjeje verbale për një motiv banal, që lidhej me një vështrim mes tyre. Në atë moment, situata nuk ka agravuar në përplasje fizike.

Pak minuta më vonë, sipas të dhënave paraprake, Andri Vulaj ka shkuar pranë banesës së Ylber Lulit, ku është përfshirë në një konflikt fizik me 24-vjeçarin dhe babain e tij, 63-vjeçarin Qamil Luli.

Gjatë përplasjes, sipas dëshmisë paraprake të dhënë nga Vulaj, ai është sulmuar me thikë nga babë e bir dhe ka nxjerrë armën e zjarrit, duke pretenduar se ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes.


Një plumb ka prekur në kraharor 24-vjeçarin Ylber Luli, i cili u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Ndërkohë, Andri Vulaj dhe Qamil Luli kanë mbetur të plagosur gjatë konfliktit dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shkodrës ka arrestuar 25-vjeçarin Andri Vulaj, ndërsa në vendngjarje është sekuestruar edhe arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur, shkruan Euronews.al, transmeton Periskopi.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive për konfliktin që përfundoi me vrasjen e 24-vjeçarit./Periskopi/

Të ngjashme
Aleanca përfundimisht s’merr pjesë në seancën për konstituimin e Kuvendit

Aleanca përfundimisht s’merr pjesë në seancën për konstituimin e Kuvendit

“Liria s’është e plotë pa çlirimtarët”, kreu i OVL-UÇK-së fton qytetarët në marshin e 12 shtatorit

“Liria s’është e plotë pa çlirimtarët”, kreu i OVL-UÇK-së fton qytetarët në marshin e 12 shtatorit

Rezultatet në PISA, OEK: Alarm për arsimin dhe ekonominë e Kosovës

Rezultatet në PISA, OEK: Alarm për arsimin dhe ekonominë e Kosovës

Zogaj për rezultatin në PISA: Baba politik sigurohet që vajzën ta shkollon në Norvegji, fëmijëve në Kosovë u jep bukë e cirk

Zogaj për rezultatin në PISA: Baba politik sigurohet që vajzën ta shkollon në Norvegji, fëmijëve në Kosovë u jep bukë e cirk

Mes akuzave për korrupsion, jep dorëheqjen Kryeprokurori i Ukrainës

Mes akuzave për korrupsion, jep dorëheqjen Kryeprokurori i Ukrainës

Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së: Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve

Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së: Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve

Kongresisti Wilson, i ashpër ndaj Vuçiqit: Regjimi i tij fton forca autoritare në Serbi dhe nxit urrejtje

Kongresisti Wilson, i ashpër ndaj Vuçiqit: Regjimi i tij fton forca autoritare në Serbi dhe nxit urrejtje

A do të mbyllet konstituimi i Kuvendit më 9 shtator?

A do të mbyllet konstituimi i Kuvendit më 9 shtator?

Largimi i qytetarëve dhe testi "PISA", Maliqi: Sovraniteti nuk është territori, por njerëzit brenda tij!

Largimi i qytetarëve dhe testi "PISA", Maliqi: Sovraniteti nuk është territori, por njerëzit brenda tij!

KDI: Konstituimi është i domosdoshëm, por tejkalimi i afatit kërkon përgjigje nga Kushtetuesja për pasojat

KDI: Konstituimi është i domosdoshëm, por tejkalimi i afatit kërkon përgjigje nga Kushtetuesja për pasojat

Ndalohen hyrje-daljet dhe parkimi në Kuvend e Presidencë, Policia jep sqarime

Ndalohen hyrje-daljet dhe parkimi në Kuvend e Presidencë, Policia jep sqarime

Dyshohet se tentuan të tjetërsojnë pronën 1.5 milionë euroshe në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona

Dyshohet se tentuan të tjetërsojnë pronën 1.5 milionë euroshe në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona

Aleanca mbledh sot Kryesinë

Aleanca mbledh sot Kryesinë

0:000:00