×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Magjistratët pa paga deri më 17 shtator/ Zbardhen diskutimet nga takimi i Olsian Çelës me prokurorët

Detaje të reja janë zbardhur nga takimi i thirrur sot nga kryeprokurori Olsian Çela, në lidhje me ngërçin e krijuar për pagat e gjyqtarëve. Mësohet se në mbledhje kanë marrë pjesë drejtuesit e prokurorive, përfaqësuesve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Shoqatës së Prokurorëve.

Gjatë mbledhjes u diskutua në mënyrë të detajuar situata e krijuar, si dhe nevoja për garantimin e zbatimit të kuadrit ligjor dhe financiar që rregullon pagat e magjistratëve dhe funksionimin normal të institucioneve të drejtësisë.

Të gjithë pjesëmarrësit vlerësuan se çështja kërkon një zgjidhje të shpejtë, të qartë dhe në përputhje me ligjin, në respektim të standardit kushtetues të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, duke garantuar vijimësinë normale të funksionimit të institucioneve dhe respektimin e të drejtave të magjistratëve dhe punonjësve të administratës.

Në këtë kuadër, u dakordësua vijimi i trajtimit të kësaj çështjeje përmes instrumenteve ligjore, në funksion të garantimit të pavarësisë, funksionimit normal dhe qëndrueshmërisë së sistemit të drejtësisë.

Kujtojmë se më herët ditën e sotme, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla njoftoi se projektligji për pagat e magjistratëve do të shqyrtohet nga Kuvendi në seancën e 17 shtatorit.

I gjithë ngërçi u krijua pasi Kuvendi nuk miratoi brenda 31 korrikut formulën e re të pagave të magjistratëve, pas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese. Në mungesë të një zgjidhjeje ligjore, KLGJ dhe KLP përcaktuan një pagë të re referuese prej 222 mijë e 425 lekësh, nga 156 mijë e 800 lekë, plus shtesën prej 14 mijë lekësh për nivelin e kualifikimit. Ministria e Financave nuk ekzekutoi listë-pagesat me rritjen e re, duke argumentuar se përcaktimi i formulës është kompetencë e Kuvendit. Për pasojë, pagat e gushtit nuk janë ekzekutuar për gjyqtarë, prokurorë dhe një pjesë të administratës së gjykatave e prokurorive.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Protesta kalon në mosbindje civile, qytetarët bllokojnë Unazën e Vogël dhe Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Protesta kalon në mosbindje civile, qytetarët bllokojnë Unazën e Vogël dhe Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Publikuar më 08.09.2026
TIRANË – Protestuesit kanë bllokuar mbrëmjen e sotme b...

TIRANË – Protestuesit kanë bllokuar mbrëmjen e sotme bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe ‘’Unazën e Vogël’’, duke u ulur në rrugë dhe duke vijuar protestën me thirrje kundër qeverisë. “Nuk shitet Shqipëria” dhe “Ju erdhi fundi” janë disa prej parullave të brohoritura nga protestuesit, të cilët kanë vijuar marshimin në drejtim të Kryeministrisë. Protesta është […]

Lexo më shumë

VIDEO/ ‘Rrëmbimi’ i protestuesve nga civilët, avokati: Heqje e paligjshme e lirisë, janë rrëmbyes, vrasës apo gjobaxhinj?

VIDEO/ ‘Rrëmbimi’ i protestuesve nga civilët, avokati: Heqje e paligjshme e lirisë, janë rrëmbyes, vrasës apo gjobaxhinj?

Publikuar më 08.09.2026
Avokati Artan Manushaqe ka reaguar lidhur me zhvillimet e fu...

Avokati Artan Manushaqe ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit gjatë protestave në Tiranë, duke ngritur pikëpyetje mbi shoqërimet dhe ndërhyrjet e personave civilë gjatë tubimeve. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Manushaqe pretendon se në raste të caktuara mund të jemi përpara veprave penale të “heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “ushtrimit […]

Lexo më shumë

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

Publikuar më 08.09.2026
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka njoftuar nisjen e një pro...

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka njoftuar nisjen e një procedure të re për trajtimin e banesave që nuk disponojnë dokumentacion pronësie. Procesi do të nisë nesër në Palasë, ku ekipe të posaçme do të qëndrojnë për një javë dhe do të verifikojnë rastet drejtpërdrejt në terren. Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, bëri të […]

Lexo më shumë

VIDEO/ Protestuesit bllokojnë makinën e deputetes socialiste Ilva Gjuzi, e sulmojnë me vezë e domate, thyhet pasqyra

VIDEO/ Protestuesit bllokojnë makinën e deputetes socialiste Ilva Gjuzi, e sulmojnë me vezë e domate, thyhet pasqyra

Publikuar më 08.09.2026
Pas përfundimit të seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë,...

Pas përfundimit të seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, situata jashtë godinës është tensionuar, teksa protestuesit kanë bllokuar automjetin me të cilin po largohej deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi. Protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe domate drejt automjetit të deputetes, ndërsa gjatë incidentit nuk i ka shpëtuar goditjeve as kordoni i efektivëve të forcave […]

Lexo më shumë

Përshkallëzohet protesta pranë Kuvendit, qytetarët përplasen me policinë, ka disa të shoqëruar

Përshkallëzohet protesta pranë Kuvendit, qytetarët përplasen me policinë, ka disa të shoqëruar

Publikuar më 08.09.2026
Vijojnë tensionet pranë ambienteve të Kuvendit në Tiranë, ku...

Vijojnë tensionet pranë ambienteve të Kuvendit në Tiranë, ku vijon protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike. Situata është përshkallëzuar mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë për të liruar rrugën dhe për të rikthyer qarkullimin në zonën pranë Parlamentit. Gjatë përplasjes, policia ka shoqëruar disa qytetarë. Ata janë marrë nga efektivët […]

Lexo më shumë

VIDEO/ Tensionet në protestën jashtë Kuvendit, policia tenton shoqërimin e Adriatik Lapajt, ndalohet Shpend Gashi

VIDEO/ Tensionet në protestën jashtë Kuvendit, policia tenton shoqërimin e Adriatik Lapajt, ndalohet Shpend Gashi

Publikuar më 08.09.2026
Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme jashtë ambienteve të ...

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme jashtë ambienteve të Kuvendit, ku gjatë protestës janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjatë ndërhyrjes së policisë është tentuar të shoqërohet edhe kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Sipas njoftimit të partisë së tij, Lapaj ka mbetur i lënduar gjatë momentit të përplasjes pasi kërkonte të […]

Lexo më shumë

VIDEO/ Sulmi verbal i protestuesve ndaj deputetes Iris Luarasi, Koçiu: Kjo është dhunë e mirëfilltë, e rëndë sepse nxitet nga gratë

VIDEO/ Sulmi verbal i protestuesve ndaj deputetes Iris Luarasi, Koçiu: Kjo është dhunë e mirëfilltë, e rëndë sepse nxitet nga gratë

Publikuar më 08.09.2026
Zëvendëskryeministrja e vendit, Albana Koçiu, ka dënuar me f...

Zëvendëskryeministrja e vendit, Albana Koçiu, ka dënuar me forcë sulmin verbal të disa protestuesve ndaj deputetes së PS-së, Iris Luarasi. Kjo e fundit ishte duke shkuar në Kuvend kur disa qytetarë e kanë akuzuar si hajdute dhe kriminele, ndaj sipas tyre ajo nuk duhet të përfaqësojë gratë. ‘’Kjo nuk është as protestë, as shprehje e […]

Lexo më shumë

VIDEO/ Plas te Ministria e Brendshme, Policia shoqëron dy persona, aktivistët: Nuk po bënin asgjë

VIDEO/ Plas te Ministria e Brendshme, Policia shoqëron dy persona, aktivistët: Nuk po bënin asgjë

Publikuar më 08.09.2026
Tensione gjatë protestës së sotme në Tiranë, rreth godinës s...

Tensione gjatë protestës së sotme në Tiranë, rreth godinës së Kuvendit. Dy protestues janë shoqëruar nga efektivët e policisë pranë Ministrisë së Brendshme. Në pamjet e publikuara shihet momenti kur policia ndërhyn dhe i largon dy personat nga zona e protestës. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota që çuan në shoqërimin e […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda