Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në Qendrën spitalore “Nënë Tereza” është realizuar me sukses trombektomia e parë meknaike, një procedurë moderne dhe jetike për pacientët që kanë pësuar goditje cerebrale.
Rama shprehet se në rastin e insultit çdo minutë është vendimtare dhe është e rëndësishme që qarkullimi i gjakut në tru të kthehet sa më shpejt. Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga Rama, ministrja Evis Sala shfaqet pranë pacientit, i cili kishte pësuar paralizë për shkak të goditjes në tru, por pas ndërhyrjes ka rifituar lëvizjen e gjymtyrëve.
Reagimi i plotë i kryeministrit:
QSUT – Në Shërbimin e Neuroradiologjisë Intervencionuese u realizua me sukses trombektomia e parë mekanike, një procedurë moderne dhe jetike për pacientët me insult ishemik akut🤍👩⚕️🧑⚕️
Në rastin e insultit, çdo minutë është vendimtare. Sa më shpejt të rikthehet qarkullimi i gjakut në tru, aq më e madhe është mundësia për të kufizuar dëmtimin neurologjik dhe për të përmirësuar rikuperimin e pacientit🙏
Pas këtij suksesi qëndron puna e një ekipi të tërë profesionistësh:
👨⚕️ Prof. Dr. Arben Rroji
👨⚕️ Dr. Eris Ranxha – Shërbimi Neurovaskular
👩⚕️ Prof. Dr. Ilirjana Zekja – Shërbimi i Neurologjisë
👨⚕️ Prof. Dr. Krenar Lilaj – Reanimator
👨⚕️ Dr. Thoma Kalefi – Reanimator
👩⚕️ Dr. Majlinda Shyti – Neurologe See less
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/