Vijon të jetë e tensionuar situata te rruga “George W Bush”, ku protestuesit vazhdojnë përplasjet pavarësisht thirrjeve të policisë për t’u larguar. Ndërkohë pas arrestimit disa minuta më parë të kreut të partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, është bërë një reagim nga kjo e fundit në rrjetet sociale.
Sipas “Shqipëria Bëhet” Lapaj është arrestuar teksa tentonte të mbronte gazetarin dhe pedagogun Shpend Gashi, i cili kujtojmë se po ashtu është shoqëruar.
“Policia e Shtetit, me urdhër të Edi Ramës, ka dhunuar çdo protestues, përfshirë dhe kryetarin e Lëvizjes 'Shqipëria Bëhet', Adriatik Lapaj, i cili tentoi të mbronte nga dhuna e forcave policore gazetarin dhe pedagogun Shpend Gashi.
Edi Rama, ky është fundi yt dhe i qeverisë tënde bandite!”, shkruhet në reagimin zyrtar të “Shqipëria Bëhet”.

