Seanca konstituive më 9 shtator, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit

Drejtoria për Komunikim e Kuvendit të Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar për seancën që do të mbahet më 9 shtator me fillim nga ora 11:00. Sipas njoftimit, në rend të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe të nënkryetarëve. Për këtë seancë ka pasur kritika nga analistë…

Lajme

08/09/2026 16:14

Drejtoria për Komunikim e Kuvendit të Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar për seancën që do të mbahet më 9 shtator me fillim nga ora 11:00.

Sipas njoftimit, në rend të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe të nënkryetarëve.

Për këtë seancë ka pasur kritika nga analistë e njohës të Kushtetutës duke e cilësuar si të pasafatshme dhe një lojë të partisë në pushtet.

Ndërkohë disa prej partive opozitare kanë paralajmëruar se s’do të marrin pjesë./Lajmi.net/