E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha takon kongresmenin Keith Self: Korrupsioni, trafiku i drogës dhe qeveria teknike në fokus

Ilustrim · Vizion Plus

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, lideri i opozitës Sali Berisha, i shoqëruar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi një takim me kongresmenin amerikan Keith Self.

Në fokus të bisedës, sipas opozitës, ishin trafiku i drogës, korrupsioni dhe ndikimi i krimit të organizuar në proceset zgjedhore në Shqipëri.

Berisha akuzoi qeverinë e Edi Ramës se përdor paratë e drogës dhe strukturat e krimit të organizuar për të ndikuar në zgjedhje dhe për të konsoliduar pushtetin. Ai deklaroi gjithashtu se Rama ka dëmtuar institucionet e pavarura dhe ka përqendruar pushtetin në duart e tij.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte situata në Ballkan dhe ndikimi i zhvillimeve gjeopolitike, veçanërisht roli i Rusisë. Berisha vlerësoi qëndrimet e kongresmenit Self për Kosovën, Luginën e Preshevës dhe çështjet e sigurisë në rajon.

Në takim u diskutua edhe ideja e një qeverie teknike si mekanizëm për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke marrë si referencë modelin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Berishës, një zgjidhje e tillë do të krijonte kushtet për një proces zgjedhor ku pushteti përcaktohet përmes votës së lirë. Kongresmeni Self, nga ana e tij, shprehu interes për zhvillimet në Shqipëri dhe situatën në Ballkan, duke deklaruar se do ta ndjekë me vëmendje rajonin.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh