Evis Kushi do të jetë nënkryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë. Propozimi është bërë nga Partia Socialiste dhe u është komunikuar deputetëve gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, përpara seancës plenare që pritet të zhvillohet pasditen e sotme.
Kushi do të zëvendësojë në këtë detyrë Klodiana Spahiun, e cila ka mbajtur deri tani postin e nënkryetares së Kuvendit.
Ndryshimi në drejtimin e Kuvendit vjen pas lëvizjeve në kabinetin qeveritar, ku Klodiana Spahiu mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, pas largimit nga detyra të Evis Salës.
Propozimi për emërimin e Evis Kushit pritet të hidhet për miratim në seancën plenare të pasdites, me PS-në që i ka votat për miratimin. Kushi më herët ka mbajtur postin e ministers së Arsimit, ndërsa gëzon mandatin si e zgjedhur në rradhët e PS-së si deputete e Elbasanit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/