×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Vetëm 9% e bizneseve shqiptare e përdorin Inteligjencën artificiale”, Ibrahimaj: Produktiviteti i vendit sa 1/3 e mesatares së BE

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se Shqipëria duhet të përshpejtojë përfshirjen e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në ekonomi, me qëllim rritjen e produktivitetit dhe ngushtimin e hendekut me Bashkimin Europian.

Teksa ishte e pranishme së bashku me kryeministrin Edi Rama në Forumin e Dytë të Inovacionit, Ibrahimaj u ndal te zhvillimi i sektorit të teknologjisë së informacionit, duke theksuar rëndësinë e kapitalit njerëzor, aftësive profesionale, infrastrukturës, aksesit në tregje dhe ndërkombëtarizimit të produkteve shqiptare të teknologjisë.

“Rreth kapitalit njerëzor, aftësive të kërkuara për këtë sektor, që është një sektor që horizontalisht prek gjithë zhvillimin ekonomik. Diskutuam për infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e këtij sektori, diskutuam gjithashtu për aksesin në tregje dhe për ndërkombëtarizimin e produkteve të teknologjisë së informacionit shqiptare”, deklaroi Ibrahimaj.

Sipas Ibrahimajt, gjatë vitit të fundit situata ka ndryshuar ndjeshëm, pasi inteligjenca artificiale tashmë ka prekur pothuajse çdo aspekt të jetës dhe ekonomisë.

“Sot, një vit pas, jemi në një tjetër moment. Jemi të ndërgjegjshëm që AI ka prekur çdo komponent të jetës, po ndryshon mënyrën si ofrohen shërbimet, aftësitë e kërkuara për t’iu përgjigjur kësaj sfide dhe duhet të ndryshojë gjithë ekonominë shqiptare”, u shpreh ajo.

Ministrja vuri në dukje peshën që kanë bizneset e vogla dhe të mesme në ekonominë shqiptare, duke theksuar se ato përbëjnë pjesën dërrmuese të ndërmarrjeve në vend. Megjithatë, sipas saj, pavarësisht rolit të rëndësishëm që kanë këto biznese, niveli i përshtatjes së tyre me teknologjinë e informacionit dhe inteligjencën artificiale mbetet i ulët. 

“Sot 99.8% të ndërmarrjeve i kemi biznese të mesme dhe të vogla, ato përbëjnë rreth 80% të punësimit dhe 78% të vlerës së shtuar në ekonomi. E megjithatë niveli i adaptimit të bizneseve të mesme e të vogla të teknologjisë së informacionit dhe AI është shumë i ulët. Kemi një paradoks të madh, sepse kemi një popullatë që ka akses në shërbimet digjitale. E gjithë popullata di të përdorë mjetet elektronike, por bizneset mbeten me nivele shumë të ulëta të adaptimit”, deklaroi ministrja, ndërsa tha se vetëm 9% e sipërmarrjeve shqiptare e përdorin Inteligjencën Artificiale.

 “Vetëm 9% e ndërmarrjeve shqiptare mund të përdorin AI apo janë duke e përdorur AI. Ndërkohë, ne vijojmë të jemi një vend i cili ka nivelin e produktivitetit të ulët, gati 1/3 e mesatares së BE-së. 40% e bizneseve që kanë faqe interneti e përdorin atë për shitje, ndërkohë që potenciali është shumë më i lartë. Rreth kapitalit njerëzor, aftësive të kërkuara për këtë sektor, që është një sector që hoorizontalisht prek gjithë zhvillimin ekonomik”, theksoi Ibrahimaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi

Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi

Publikuar më 08.09.2026
Shqipëria është vendi ku ndërtimi zë peshën më të lartë në e...

Shqipëria është vendi ku ndërtimi zë peshën më të lartë në ekonomi në Europë, por bumi i apartamenteve nuk ka zgjidhur problemin e kushteve të banimit. Në vitin 2023, 12.7% e popullsisë jetonte në privim të rëndë nga strehimi, norma e tretë më e lartë mes vendeve europiane të përfshira në të dhënat e Eurostat, […]

Lexo më shumë

Tirana dhe qytetet bregdetare, të varura nga ndërtimi

Tirana dhe qytetet bregdetare, të varura nga ndërtimi

Publikuar më 07.09.2026
Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi, Vora janë bashkitë më...

Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi, Vora janë bashkitë më të varura nga të ardhurat që gjeneron ndërtimi, pasi të paktën 40% e të ardhurave të tyre të veta vijnë nga Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë (TNI) sipas të dhënave që i takojnë 2025. Edhe Tirana e ka këtë tregues afër 40%. Varësia është veçanërisht e […]

Lexo më shumë

ERE ‘’zbut Tigrat’’ e Vlorës, pezullon licencën e TEC-eve deri në sqarimin e lejes mjedisore

ERE ‘’zbut Tigrat’’ e Vlorës, pezullon licencën e TEC-eve deri në sqarimin e lejes mjedisore

Publikuar më 07.09.2026
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka pezulluar procedurën e...

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka pezulluar procedurën e licencimit për prodhimin e energjisë elektrike nga TEC-et lundruese “Tigri 1” dhe “Tigri 3” në Vlorë. Në vendimin e datës 3 shtator, ERE përcakton se pezullimi do të vijojë deri në sqarimin nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) të vlefshmërisë së lejeve mjedisore për operimin e […]

Lexo më shumë

Tender pas tenderi, Unaza e shembur e Burrelit gëlltit mbi 2 milionë euro

Tender pas tenderi, Unaza e shembur e Burrelit gëlltit mbi 2 milionë euro

Publikuar më 07.09.2026
Pamjet nga Unaza e Poshtme e Burrelit të japin përshtypjen e...

Pamjet nga Unaza e Poshtme e Burrelit të japin përshtypjen e një ngrehine të mbetur pas ndonjë ngjarjeje apokaliptike. Në njërin segment, asfalti është çarë duke lënë të zbuluara shtresat e zhavorrit dhe betonit mbajtës, ndërsa mbi pjesën e shembur pranë një pusete janë vendosur disa gurë si sinjalistikë, për të paralajmëruar këdo që rastësisht […]

Lexo më shumë

Shëndetësia falas një “mit”! Shqiptarët rekord për shpenzimet nga xhepi në Evropë

Shëndetësia falas një “mit”! Shqiptarët rekord për shpenzimet nga xhepi në Evropë

Publikuar më 07.09.2026
Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për ...

Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për burimet që shkojnë në shëndetësi. Diferenca është e madhe jo vetëm në euro, por mbetet e thellë edhe pasi eliminohet efekti i çmimeve më të ulëta në vend. Krahas nivelit shumë më të ulët të konsumit real për frymë, sistemi shqiptar karakterizohet edhe nga një barrë […]

Lexo më shumë

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti! Ja çfarë po i tërheq vizitorët drejt vendit tonë

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti! Ja çfarë po i tërheq vizitorët drejt vendit tonë

Publikuar më 06.09.2026
Nëse Shqipëria do ta gjykonte sezonin turistik vetëm nga fot...

Nëse Shqipëria do ta gjykonte sezonin turistik vetëm nga fotografitë në Instagram, vera e vitit 2026 do të dukej thuajse e përsosur. Ujë i kaltër në Ksamil, kroçiere përpara Sarandës, tavolina buzë detit në Himarë dhe një lumë makinash që zbriste çdo fundjavë drejt Jugut. Por turistët e sotëm kanë një zakon: pasi bëjnë foton […]

Lexo më shumë

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor në ATM dhe dyqane

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor në ATM dhe dyqane

Publikuar më 05.09.2026
Për të përdorur kartën e bankës me qëllim tërheqjen e parave...

Për të përdorur kartën e bankës me qëllim tërheqjen e parave në ATM ose për të bërë blerje në dyqane përmes POS-eve, shpesh qytetarët përballen edhe me tarifa shtesë për këmbimin e monedhës, të cilat I vënë re vetëm pasi u janë hequr nga llogaria. Por duket se këtij problemi i ka ardhur fundi. Banka […]

Lexo më shumë

ANALIZA- A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hymë në BE?!

ANALIZA- A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hymë në BE?!

Publikuar më 05.09.2026
Shqipëria hyn në fazën përfundimtare të procesit të anëtarës...

Shqipëria hyn në fazën përfundimtare të procesit të anëtarësimit në BE nga një pozicion i fortë stabiliteti makroekonomik. Rritja ekonomike është ndër më të lartat në Europë, inflacioni mbetet i kontrolluar, borxhi publik është ulur dhe bilancet e jashtme janë përmirësuar. Megjithëse këto kushte mbështesin anëtarësimin, konvergjenca afatgjatë me BE-në do të varet më shumë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda