Robert De Niro është një prej aktorëve më të njohur të Hollyëood-it, por përtej karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme, duket se roli që i sjell më shumë kënaqësi është ai i babait.
Aktori ka ndarë së fundmi me ndjekësit një fotografi të rrallë me vajzën e tij të vogël, Gia, e cila është vetëm tre vjeçe.
“Unë dhe vajza ime! Më pëlqen shumë të jem babai yt, Gia”, shkroi De Niro krahas fotos, duke shprehur dashurinë e tij për të bijën.
Ylli i kinemasë ka treguar edhe më herët disa momente nga jeta e tij familjare, duke zbuluar se kalon shumë kohë me Gian. Mes aktiviteteve të tyre të preferuara janë edhe shikimi i programeve televizive për fëmijë së bashku.
Gia erdhi në jetë në vitin 2023, nga lidhja e De Niros me Tiffany Chen. Në atë kohë, aktori ishte 79 vjeç, ndërsa sot vajza e tyre është një prej personave më të rëndësishëm në jetën e tij.
Tiffany Chen, 46 vjeçe, është një instruktore e njohur e arteve marciale dhe vajza e mjeshtrit të tai chi-së, Ëilliam C. C. Chen. Ajo ka një karrierë të suksesshme në artet marciale, ku ka fituar disa tituj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/