UEFA publikon një postim me himnin e ri të Champions, revoltohen tifozët

UEFA Champions League | 6 orë më parë

Ndoshta jo të gjithë e mbajnë mend se në sezonin 2024-25, që përkon me lançimin e formatit të ri me një grup të vetëm, UEFA debutoi një himn i ri i Ligës së Kampionëve. Megjithatë, fjala “i ri” është një ekzagjerim. Versioni i regjistruar nga Tony Britten, i cili shkroi edhe himnin “origjinal”, është vetëm pak më i shpejtë dhe më i fokusuar në vokal sesa muzika që të gjithë e njohin kaq mirë që nga viti 1992 dhe që luhet para ndeshjeve evropiane.

Për të njoftuar fillimin e sezonit 2026-27 të Ligës së Kampionëve, UEFA postoi një klip në mediat sociale me muzikën që debutoi dy sezone më parë. Shumë tifozë, duke besuar se ishte një himn i ri, e mbushën postimin me kritika: “Na ktheni himnin e vjetër”, “Pse donin të ndryshoni një himn tashmë legjendar?”, “Sillni himnin origjinal, është i tmerrshëm” e kështu me radhë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme