Tuesday / September 8 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Ibrahimaj: Bizneset mbeten pas te përdorimi i IA, produktiviteti i vendit sa 1/3 e mesatares së BE

Share Share Icon

Edhe ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj gjatë punimeve të Forumit të Inovacionit u ndal te masat për rritjen e përdorimit të Inteligjencës Artificiale, pasi sipas saj biznesi mbetet në nivele të ulëta përdorimi dhe adoptimi në tërësi me teknologjinë e informacionit.

“Sot, një vit pas, jemi në një tjetër moment. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që inteligjenca artificiale ka prekur çdo komponent të jetës. Po ndryshon mënyrën se si prodhohet. Po ndryshon mënyrën se si ofrohen shërbimet. Po ndryshon, pa diskutim, aftësitë e kërkuara për t’iu përgjigjur kësaj sfide dhe, gjithashtu, duhet të ndryshojë dhe gjithë ekonomia shqiptare.

Ne, të paktën, kështu e shohim dhe ne duam që në ditën e sotme diskutimi të përqendrohet pikërisht tek kjo: se si mund të përdoret më mirë inteligjenca artificiale në sektorin privat për zhvillimin ekonomik të vendit.

Pa dyshim që të gjithë jemi në dijeni se çfarë niveli produktiviteti ka ekonomia shqiptare.

Ne sot rreth 99.8% të ndërmarrjeve i kemi biznese të mesme dhe të vogla. Ato përbëjnë rreth 80% të punësimit dhe rreth 78% të vlerës së shtuar në ekonomi.

E megjithatë, niveli i adoptimit të bizneseve të mesme dhe të vogla, të teknologjisë së informacionit, por edhe, sidomos, i inteligjencës artificiale, është shumë i ulët.

Kemi një paradoks të madh, në fakt, sepse ne kemi një popullatë e cila ka akses në shërbimet digjitale, e cila, ndonëse mund të mos ketë një nivel të lartë të njohurive digjitale, e nxitur edhe nga politikat shtetërore për digjitalizimin e të gjitha shërbimeve publike, praktikisht e gjithë popullata di të përdorë shërbimet elektronike.

Ndërkohë që biznesi mbetet me nivele shumë të ulëta të adoptimit. Vetëm një në katër biznese ka mundësi të ketë akses në teknologji. 40% e bizneseve që kanë një faqe interneti e përdorin atë për shitje, ndërkohë që potenciali është shumë më i lartë.

Kur flas për tregtinë elektronike, pastaj, të gjithë sektorët e tjerë kanë nivele adoptimi më të ulëta. Vetëm 9% e ndërmarrjeve shqiptare mund të përdorin inteligjencën artificiale apo janë duke e përdorur inteligjencën artificiale, ndërkohë që ne vijojmë të jemi një vend i cili ka nivelin e produktivitetit të ulët, gati 1/3 e mesatares së Bashkimit Evropian”.

Ministrja Ibrahimaj nënvizoi se vendi ofron potenciale për zhvillimin e teknologjisë dhe kërkoi bashkëpunim me bizneset për zhvillimin e mundësive të reja.

“Duke parë rritjen e sektorit të teknologjisë së informacionit në vitet e fundit, unë jam shumë optimiste që ne, duke u ulur bashkë, duke biseduar bashkë dhe duke ndërtuar ekosistemin e nevojshëm, qoftë në drejtim të infrastrukturave që duhen për t’u zhvilluar, qoftë në drejtim të financimeve që shërbejnë për t’u zhvilluar, por edhe në drejtim të aftësive që do të duhet të kemi dhe të ndërtojmë, ne besoj që do të arrijmë në një konkluzion.

Sot dita është e dedikuar kësaj bisede, pra inteligjencës artificiale në zhvillimin e ekonomisë shqiptare, dhe unë do të doja shumë që në vijim të ditës, e cila është organizuar, siç keni parë në axhendë, në tre pjesë të ndryshme.

Është seksioni i parë, që është seksioni ku ndodhemi tani. Është seksioni i dytë, në të cilin ne do të ndahemi në disa tryeza, ku do të diskutohet në mënyrë të veçantë për infrastrukturën e nevojshme për transformimin digjital përmes inteligjencës artificiale, për arsimin, talentin dhe kërkimin, për AI në mbrojtje dhe në siguri dhe AI në sektorin publik.

Në fund të ditës, unë do të doja të dilnim me një plan të përbashkët për të ndërtuar një dokument strategjik, ku secili prej nesh do të angazhohet në pjesën e vet, në mënyrë që ne intensivisht të punojmë gjatë vitit të ardhshëm për të kapur momentin”, pohoi ajo.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Energji, projekti 1.2 miliardë euro kalon fazën mjedisore për 366 MW eolikë në Tropojë

Projekti energjetik prej 1.2 miliardë eurosh i “Eralb Invest 2” në Tropojë ka kaluar një tjetër fazë të procedurave, duke marrë deklaratën mjedisor...

2 hours më parë 3 Min Lexim

Sheshi “Nënë Tereza“ vetëm për këmbësorë, nga parkimi te muzeu, projekti 21 mln euro i FSHZH

Sheshi “Nënë Tereza” pritet të ndryshojë në kuadër të një projekti të ri të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili parashikon riorganizimin e hapësi...

3 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!