Tuesday / September 8 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Energji Lajmet Kryesore Nga Vendi

Energji, projekti 1.2 miliardë euro kalon fazën mjedisore për 366 MW eolikë në Tropojë

Share Share Icon

Projekti energjetik prej 1.2 miliardë eurosh i “Eralb Invest 2” në Tropojë ka kaluar një tjetër fazë të procedurave, duke marrë deklaratën mjedisore për një park eolik me kapacitet të instaluar 366 MW.

Deklarata është lëshuar më 15 korrik 2026 për projektin “Parku Eolik Tropojë”, që parashikon instalimin e 60 turbinave me fuqi 6.1 MW secila. Prodhimi neto i parashikuar është 713.5 GWh energji elektrike në vit.

Ky zhvillim lidhet me projektin më të gjerë të “Eralb Invest 2”, të prezantuar si një investim kompleks në energjinë e rinovueshme me vlerë rreth 1.2 miliardë euro.

Projekti ka pasur statusin “Projekt me Potencial Strategjik” qw parashikonte një park eolik prej 636 MW, me 100 turbina, si dhe një park fotovoltaik prej 190 MW me 418,500 panele.

Deklarata e fundit mjedisore mbulon kapacitetin prej 366 MW dhe përbën një nga hallkat që duhet të kalojë zhvilluesi përpara fazave të mëtejshme të projektit.

Dokumenti sqaron se deklarata mjedisore nuk është leje përfundimtare zhvillimi, por një miratim që i hap rrugë vijimit të procedurave me kusht zbatimin e kërkesave për parandalimin dhe minimizimin e ndikimeve në mjedis.

 

Projekti

Parku do të zhvillohet në territorin e Bashkisë Tropojë, në qarkun e Kukësit. Sipas dokumentacionit, zona ku parashikohet projekti nuk ndodhet brenda rrjetit të zonave të mbrojtura, ndërsa nga vlerësimi i burimeve ujore nuk rezulton konflikt me kërkesat e legjislacionit në këtë fushë.

Bashkia Tropojë ka dhënë gjithashtu miratimin në parim për zhvillimin e parkut, duke e konsideruar atë një projekt me interes për zhvillimin energjetik dhe ekonomik të zonës. Në korrik është zhvilluar edhe konsultimi publik me banorët dhe përfaqësues të institucioneve vendore e mjedisore.

Projekti ka kaluar ndërkohë në disa faza rikonfigurimi dhe procedurash. Në vitet e mëparshme, zhvillimi i tij ishte ngadalësuar edhe nga çështjet e sipërfaqeve të marra me qira për matjet dhe zhvillimin e parkut eolik.

Pas rishikimit të ngastrave, u lidh një kontratë e re qiraje për 39.02 hektarë me afat 10-vjeçar, ndërsa statusi strategjik i projektit u shty për t’i dhënë kompanisë kohë për plotësimin e procedurave të nevojshme.

Deklarata mjedisore e korrikut, ndërkohë, i referohet konfigurimit prej 366 MW me 60 turbina.  Nëse projekti nuk nis zbatimin në terren brenda dy viteve nga miratimi i deklaratës, dokumenti humbet vlefshmërinë dhe procedura e vlerësimit të ndikimit në mjedis duhet të nisë nga e para./ N.Maho

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

BSH dhe BERZH prezantojnë Kodin për Financimin e Grave Sipërmarrëse

Banka e Shqipërisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) organizuan sot ceremoninë e lançimit të “WE Finance Code Albania – Kodi p...

1 hour më parë 5 Min Lexim

Inflacioni 3.2% në gusht, nga ushqimet dhe karburantet

Rritja e çmimeve u zbuti disi në gusht është përshpejtuar në gusht, duke u rritur  me 3.2%, nga 3.4% në korrik.  Ky është muaji i tretë radhazi që ...

2 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!