“Mund të ketë qenë i alkoolizuar”, Karamuço jep detaje nga vrasja në Shkodër: Autori shkoi në 5 të mengjesit tek shtëpia e…

8 Shtator 2026 | 22:25

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço këtë të martë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar detaje të reja nga vrasja në qytetin e Shkodrës ku humbi jetën i riu Ylber Luli dhe u plagos babai i tij. Ai theksoi se edhe autori i ngjarjes ka mbetur i plagosur.

Lidhur me rrjedhën e ngjarjes, Karamuço u shpreh se ngjarja ka ndodhur pas një debati në një lokal teksa më pas autori ka pritur për disa orë viktimën derisa i ka shkuar në banesë. Kjo më pas ka sjellë një konflikt dhe përplasje tjetër e cila përfundoi me një viktimë.

“Mund të ketë pasur ndonjë histori të mëparshme, qoftë ndonjë konflikt, ndonjë fërkim, ndonjë gjë. Dhe pastaj në lokal, se aty ka filluar e gjithë debati, fillimisht debat me tone të larta dhe pastaj përplasje fizike. Dhe pastaj personi, një nga personat është larguar, ka vajtur në shtëpi.

Ky tjetri me një shokun e tij ka ndenjur gati tre orë në makinë duke pritur se mos vinte prapë në lokal. Ai nuk ka dalë më nga banesa. Ai shoku i vet ka ikur, pra po ja tregoj një narrativë se kështu na ndodh në shumë raste. Në dhjetëra e në dhjetëra raste. Po ne tregojmë vetëm këto që janë me humbje jete, po nuk tregojmë ato që janë me plagosje të rënda dhe të lehta.

Dhe pastaj në ora 5:00 ky nuk duron më, mbase mund të ketë qenë edhe në efektet e alkoolit ose të preparateve dhe lëndëve të tjera, nuk e dimë këtë ta themi. I shkon në banesë, troket edhe i armatosur siç ishte. Del fillimisht ai djali që kishte pasur konfliktin e mëparshëm, përplasen fizikisht, del babai me thikë, e godasin. Ka një plagosje dhe vetë autori, nxjerr pistoletën, vret djalin dhe plagos babanë”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka sjellë në vëmendje ngjarjen e ditëve të fundit mes personazheve publikë këngëtarit Jozi Marku dhe ish-banorit të Big Brother...
22:17 | 08/09/2026

Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të martë në kryeqytet. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë....
21:56 | 08/09/2026

Karamuço: Trafik armësh është bërë në 36 vite, kemi çuar armë në Ukrainë

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço këtë të martë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me kërkesën e...
21:48 | 08/09/2026