“Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para

8 Shtator 2026 | 22:17

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka sjellë në vëmendje ngjarjen e ditëve të fundit mes personazheve publikë këngëtarit Jozi Marku dhe ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Edi.

Karamuço shpjegon se përplasje të tilla me dhunë e maska publikohen dhe online. Ai thekson se bota virtuale i shtyn individët të arrijnë deri në ekstremitete e përgjegjësi penale vetëm për klikime, famë dhe para.

“Është një botë virtuale që të tërheq, që arrin maksimumin dhe çon në ekstrem gjëra që nuk duhet t’i bësh thjesht për klikime. E gjitha konvertohet në para dhe këta janë futur, janë të gjithë të angazhuar brenda atij sistemi. Brenda atij sistemi janë të gjithë të angazhuar për të arritur në limite të tyre, qoftë edhe në përgjegjësi penale, vetëm për t’u bërë të famshëm. Dhe nëpërmjet tyre çdo klikim konvertohet në para”, tha ai.

Eksperti shton se të rinjtë shpesh futen në konflikte e krime të rënda me pretekstin për të “bërë emër”, diçka që sipas Karamuços po kthehet në një fenomen e mentalitet shqetësues.

“Të bëhesh i famshëm… Është shumë e përhapur në Kosovë, por po na ndodh edhe në Shqipëri. Ne kemi raste ku për emër, jemi futur në konflikte deri në eksplozivë, vrasje, plagosje… për të thënë që “edhe unë dua të bëj emër”. Kemi sot të dënuar me burgim të përjetshëm ose me burgime të gjata djem relativisht të rinj, që kur i pyet “si i hyre kësaj valleje?”, të thonë “i hyra për emër, për të bërë emër.

Ajo mua më ngjalli habi si film në fillim, sikur po xhironin një film këta: me maska, me tabela, me gjëra… pastaj tabela policie… Pastaj kur filluan arrestimet e policisë, aty kuptova që është verifikuar dhe nuk ka qenë kështu… Pra ka qenë real, sherri ka qenë real”, tha eksperti.

Më tej, Ervin Karamuço nënvizon se ngjarjet publikohen vetë nga protagonistët për famë, pasi pamjet bëhen virale.

“Pse publikohen këto, që edhe policia vihet në lëvizje? Po mos të publikohen këto, ajo ngel një ngjarje e izoluar që s’e kupton dot e s’e merr vesh askush. Po këto publikohen për shkak të kësaj arsyeje, pra të vetëkompromentohesh ti në raport me ligjin. Të vetëinfliktohesh në raport me ligjin, dhe ai e bën këtë, arrin limitet e tij vetëm për këtë arsye”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të martë në kryeqytet. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë....
21:56 | 08/09/2026

Karamuço: Trafik armësh është bërë në 36 vite, kemi çuar armë në Ukrainë

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço këtë të martë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me kërkesën e...
21:48 | 08/09/2026

12 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes: Jemi në gatishmëri. Prioritet mbrojtja e jetës dhe e banesave

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e kësaj të martë në një përditësim lidhur me situatën e zjarreve në vend. Në njoftim, ministria bën me...
20:50 | 08/09/2026