Shkatërrohet një rrjet bankar i paligjshëm në Spanjë, policia: Trafikantët më të mëdhenj në Evropë

8 Shtator 2026 | 18:47

Policia spanjolle njoftoi sot se ka shkatërruar një rrjet bankar të paligjshëm, i përdorur nga disa prej trafikantëve më të mëdhenj të kokainës në Evropë. Në kuadër të operacionit janë arrestuar 21 persona në vende të ndryshme, përfshirë Lindjen e Mesme, ndërsa janë identifikuar asete me vlerë 20 milionë euro.

Rrjeti, i njohur me nofkën “narkobankë”, dyshohet se financoi dërgesat e kokainës, lëvizi paratë ndërkombëtarisht jashtë sistemit bankar, përdori kriptovaluta për të kryer transaksione dhe ofroi shërbime për pastrimin e të ardhurave nga aktivitetet kriminale.

“Pa këtë financim, këto dërgesa nuk mund të transportoheshin nga një vend në tjetrin. Trafikimi i drogës në këtë shkallë nuk do të ishte i mundur”, u tha gazetarëve Encarna Ortega, kryeinspektore e Shërbimit Kundër Pastrimit të Parave.

Autoritetet bëjnë të ditur se 14 të dyshuar u arrestuan në Spanjë, ndërsa shtatë të tjerë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipt, Holandë dhe Suedi. Ndërkohë, 12 të dyshuar të tjerë janë në arrati.

Europol, i cili mbështeti hetimin, tha se mes të arrestuarve ishte edhe një bankier i paligjshëm, i përshkruar si një objektiv me vlerë të lartë.

Hetimi nisi pasi 1.84 tonë metrikë kokainë u sekuestruan nga anija Nehir në vitin 2021. Sipas policisë, anija u fundos qëllimisht në portin verior spanjoll të Gijonit, me qëllim fshehjen e një ngarkese shtesë prej 1.65 tonësh.

Gjatë operacionit, hetuesit sekuestruan 121 llogari bankare me një total prej 2.3 milionë eurosh, 48 prona me vlerë më shumë se 14 milionë euro dhe automjete luksoze me vlerë mbi 1.6 milionë euro, si dhe asete të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor, njoftoi të martën mbrëma presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiç. Vuçiç i tha Radio...
21:21 | 08/09/2026

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës jep dorëheqjen pasi agjentët anti-korrupsion bastisën zyrën e tij

Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës ka dhënë dorëheqjen pasi hetuesit përdorën shkallë për të bastisur zyrën e tij në lidhje me një skandal të madh...
20:30 | 08/09/2026

Suedia voton, gara elektorale e dominuar nga mirëqenia dhe siguria

Suedia voton për zgjedhjet e përgjithshme ditën e diel, në një proces që mund të bëjë që opozita e majtë të rrëzojë qeverinë pas një...
19:49 | 08/09/2026