Të shtëna në Tiranë, raportohet për dy të plagosur

Mbrëmjen e kësaj të marte, të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në zonën e Laprakës në Tiranë. Sipas burimeve, dy persona kanë mbetur të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Njëri nga të lënduarit ka marrë plagë në këmbë.

Të lidhura

None found

Policia ka gjetur mjetin e autorëve të dyshuar të braktisur pak metra larg vendit të ngjarjes. Të plagosurit janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Pritet të merren në pyetje në lidhje me zbardhjen e dinamikës, motivit të ngjarjes. Ndërkohë që po këqyren kamerat e zonës për të identifikuar autorin ose autorët.

Konflikti dyshohet të ketë qenë i çastit, por dëshmia e dy të plagosurve do hedhë më shumë dritë mbi motivet.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.09.2026, rreth orës 21:20, janë paraqitur në spital, të dyshuar të plagosur me armë zjarri shtetasit B. D., rreth 39- vjeç, dhe D. T., rrerh 35-vjeç, jashtë rrezikut për jetën .

Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.


Shtuar më 8.09.2026 22:07

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiskavbetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom girişmarsbahismarsbahis giriş