Vuçiç: Zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor

8 Shtator 2026 | 21:21

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor, njoftoi të martën mbrëma presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç i tha Radio Televizionit të Serbisë se të mërkurën në mesditë do të nënshkruajë dekrete për shpërndarjen e Kuvendit dhe për shpalljen e zgjedhjeve si rrjedhojë.

Ai shprehu shpresën se pas zgjedhjeve, vendi do të dalë nga kriza.

Njoftimi i tij vjen pasi një ditë më parë, Qeveria e miratoi propozimin e kryeministrit Gjuro Macut për t’i dërguar letër presidentit për të shpërndarë Kuvendin, gjë që është e nevojshme për të shpallur zgjedhje të parakohshme.

Zgjedhje të parakohshme kërkojnë që nga maji i vitit 2025 studentët që mbajnë të bllokuara fakultetet dhe që për muaj me radhë kanë udhëhequr protesta kundër Qeverisë.

Në këto protesta është kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 16 njerëzve në një incident në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad në nëntor të vitit 2024.

Përfaqësuesit e pushtetit kanë paralajmëruar disa herë shpalljen e zgjedhjeve, ndërsa vetë Vuçiç ka deklaruar gjithashtu se do të tërhiqet nga posti i presidentit para përfundimit të mandatit të tij në prill të vitit 2027.

Zgjedhjet e mëparshme parlamentare u mbajtën në dhjetor të vitit 2023.

Ato u përcollën me pretendime nga opozita, organizatat joqeveritare dhe vëzhguesit ndërkombëtarë për parregullsi serioze, presion ndaj votuesve, keqpërdorim të burimeve publike dhe përdorim të funksioneve publike për qëllime të fushatës.

Ndërsa pushteti pretendon se kushtet zgjedhore janë përmirësuar që atëherë në përputhje me rekomandimet e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), disa organizata vendëse vlerësojnë se problemet kryesore nuk janë zgjidhur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës jep dorëheqjen pasi agjentët anti-korrupsion bastisën zyrën e tij

Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës ka dhënë dorëheqjen pasi hetuesit përdorën shkallë për të bastisur zyrën e tij në lidhje me një skandal të madh...
20:30 | 08/09/2026

Suedia voton, gara elektorale e dominuar nga mirëqenia dhe siguria

Suedia voton për zgjedhjet e përgjithshme ditën e diel, në një proces që mund të bëjë që opozita e majtë të rrëzojë qeverinë pas një...
19:49 | 08/09/2026

Komisioni Evropian paralajmëron rishikimin e negociatave me Serbinë, pas nderimit të Mlladiç

Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Serbinë se mundësia e vazhdimit të bisedimeve për pranimin e saj në Bashkimin Evropian do të shqyrtohet, pasi vendi nga...
19:26 | 08/09/2026