Kryetarët e gjykatave kërkojnë zhbllokimin e pagave: Të zbatohet vendimi i Kushtetueses
Kryetarët e gjykatave në Shqipëri kanë kërkuar zhbllokimin pa vonesë të pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, si dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.
Në një mbledhje të zhvilluar sot, ata kanë diskutuar situatën e krijuar nga mosprocedimi i pagave dhe pasojat që kjo sjell për funksionimin normal të gjykatave.
Në qëndrimin institucional, kryetarët theksojnë se paga për punën e kryer është detyrim dhe se shqetësimi i administratës gjyqësore është real. Sipas tyre, pagat duhet të procedohen pa vonesë, ndërsa reagimet e punonjësve nuk duhet të cenojnë vijimësinë e punës së gjykatave.
Kryetarët e gjykatave kundërshtojnë gjithashtu pretendimet se gjyqësori ka vendosur vetë pagat e tij, duke argumentuar se kërkohet zbatimi i vendimit nr. 15, datë 17 shkurt 2026, të Gjykatës Kushtetuese, të cilin e cilësojnë përfundimtar dhe të detyrueshëm.
Sipas tyre, bllokimi i pagave dhe interpretimet e ndryshme mbi efektet e vendimit prekin pavarësinë e gjyqësorit dhe funksionimin normal të drejtësisë.
“Paprekshmëria e pagës së gjyqtarit nuk është privilegj ekonomik, por një prej garancive të pavarësisë së gjyqësorit”, thuhet në qëndrimin e kryetarëve të gjykatave.
“Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)
Karamuço: Trafik armësh është bërë në 36 vite, kemi çuar armë në Ukrainë
- 22:17 “Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
- 21:59 Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem
- 21:56 Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)
- 21:48 Karamuço: Trafik armësh është bërë në 36 vite, kemi çuar armë në Ukrainë
- 21:36 Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane
- 21:28 Kallas: BE dhe 12 vende janë pro sanksioneve ndaj vendbanimeve izraelite