Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Protestuesit u bëjnë “pritë” nesër deputetëve në nisje të sesionit të ri parlamentar, blutë do të “blindojnë” zonën rreth Kuvendit: 1,800 efektivë në terren

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit u bëjnë “pritë” nesër
Pamje nga protesta e 23 korrikut para Kuvendit

Nesër do të nisë sesioni i ri parlamentar dhe përveç deputetëve në dyert e Kuvendit do të rikthehen edhe protestuesit e “Revolucinit Flamingo”, i cili ka hyrë tashmë në ditën e 100-të.

Ata kanë paralajmëruar se do ta zhvendosin protestën para Parlamentit ku do t’i “presin” me vezë dhe miell deputetët, për të cilët thonë se nuk i përfaqësojnë. Ndërkohë nga ana tjetër sipas Vna.al, Policia e Tiranës  pritet të ndërmarrë masa të forta sigurie, me angazhimin e rreth 1,800 efektivëve në terren.

E gjithë zona përpara Parlamentit do të kufizohet dhe nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve dhe qytetarëve. Po ashtu pritet që të vendosen barriera metalike në perimetrin  e sigurisë. Këto masa vijnë pas incidenteve të regjistruara gjatë sesionit të kaluar parlamentar, ku në disa prej protestave të zhvilluar apra Kuvendit pati përplasje të forta mes protestiesve dhe efektivëve të policisë.

Protestuesit, ndërkohë, kanë paralajmëruar se me nisjen e sesionit të ri parlamentar pritet edhe përshkallëzim i aksionit të tyre, veçanërisht në ditët kur do të zhvillohen seancat plenare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese