Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të martë në kryeqytet. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë.
Nga të shtënat janë plagosur 35-vjeçari, Dashamir Tahiri dhe 39-vjeçari, Bledar Dauti. Fatmirësisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet që sollën këtë ngjarje ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të plagosjes si dhe kapjen e autorëve.
“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 08.09.2026, rreth orës 21:20, janë paraqitur në spital, të dyshuar të plagosur me armë zjarri shtetasit B. D., rreth 39 vjeç, dhe D. T., rreth 35 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë. Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njofton policia.
“Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
Karamuço: Trafik armësh është bërë në 36 vite, kemi çuar armë në Ukrainë
12 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes: Jemi në gatishmëri. Prioritet mbrojtja e jetës dhe e banesave
- 22:17 “Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
- 21:59 Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem
- 21:48 Karamuço: Trafik armësh është bërë në 36 vite, kemi çuar armë në Ukrainë
- 21:36 Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane
- 21:28 Kallas: BE dhe 12 vende janë pro sanksioneve ndaj vendbanimeve izraelite
- 21:21 Vuçiç: Zgjedhjet parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor