Gjykata amerikane: Kushtetuta federale nuk garanton të drejtën për ujë të pastër
Një gjykatë apeli në SHBA ka vendosur që kushtetuta federale nuk garanton të drejtën për ujë të pastër. Ky mendim ligjor erdhi në formën e një vendimi të premten nga gjykata e apelit e qarkut të pestë për të mbështetur rrëzimin nga një gjykatë më e ulët të një padie të vitit 2022 nga disa banorë të Jackson, Misisipi, të cilët pretendonin se uji i pijshëm i ndotur shkelte të drejtat e tyre kushtetuese.
Banorët e kryeqytetit të Misisipit pretenduan se uji i tyre i pijshëm lokal nuk ishte i sigurt për t’u pirë për shkak të niveleve të larta të plumbit dhe ndotësve të tjerë.
Vendimi i së premtes tha gjithashtu se zyrtarët shtetërorë dhe federalë po punonin shumë për të përmirësuar ujin e pijshëm të qytetit. Banorët që ngritën padi pretenduan se autoritetet publike për vite me radhë kishin dështuar të zbutnin nivelet e plumbit dhe nuk i kishin informuar ata për një rritje.
“Paditësit nuk janë lënë ta luftojnë vetë”, tha gjykata. “Shteti i Misisipit dhe qeveria federale kanë punuar për vite me radhë dhe vazhdojnë edhe sot për të përmirësuar cilësinë e ujit të pijshëm të qytetit të Xheksonit përmes rregulloreve, hetimeve dhe planeve të pajtueshmërisë.”
Ndërkohë, në opinion thuhej gjithashtu: “Është e padiskutueshme që Kushtetuta nuk garanton ujë të pastër.”
Opinioni gjithashtu pohoi se një shtet nuk ka detyrim kushtetues “të ofrojë shërbime thelbësore për ata që ndodhen brenda kufirit të tij, në mungesë të një marrëdhënieje të veçantë”.
“Dhe bashkitë nuk janë të detyruara kushtetutërisht të ofrojnë shërbime të kanalizimeve, trajtimit të ujit ose menaxhimit të mbeturinave “në një mënyrë mjaft kompetente”, tha vendimi.
Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane
Kallas: BE dhe 12 vende janë pro sanksioneve ndaj vendbanimeve izraelite
- 22:17 “Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
- 21:59 Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem
- 21:56 Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)
- 21:48 Karamuço: Trafik armësh është bërë në 36 vite, kemi çuar armë në Ukrainë
- 21:36 Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane
- 21:28 Kallas: BE dhe 12 vende janë pro sanksioneve ndaj vendbanimeve izraelite