Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rama thirrje për aplikime në Rrjetin MIA: Kanë mbetur edhe 3 ditë, kërkohen gazetarë, krijues dhe ekspertë të teknologjisë

Shkruar nga Newsbomb

 

Rama thirrje për aplikime në Rrjetin MIA: Kanë mbetur edhe 3
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje profesionistëve të fushave të ndryshme të aplikojnë për t'u bërë pjesë e Rrjetit MIA, teksa kanë mbetur edhe 3 ditë nga afati.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bën me dije se Agjencia për Media dhe Informim pranë Kryeministrisë fton profesionistë, ekspertë dhe krijues që t'i bashkohen fazës së re të reformimit në komunikimin publik.

Sipas Ramës, të përzgjedhurit do të bëhen pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore.

"EDHE TRE DITË për t'u bërë pjesë e Rrjetit MIA! Agjencia për Media dhe Informim pranë Kryeministrisë fton profesionistë, të rinj (jo thjesht në moshë po në mendësi :-), ekspertë dhe krijues që të na bashkohen në këtë fazë të re reformimi", shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shpjegon se ftesa ka dy mundësi:

PUNO ME NE - Bëhu pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore.

BASHKËPUNO ME NE - Propozo një ide, projekt apo zgjidhje për përmirësimin e komunikimit publik.

"Kërkohen aftësi dhe ide në komunikim, media, teknologji, inteligjencë artificiale, video, dizajn dhe analizë të dhënash. Nëse je gazetar, krijues, dizajner, programues, ekspert i teknologjisë apo ke qoftë edhe një ide se si mund ta bëjmë komunikimin publik më të mirë, apliko", thekson Rama.

Rama shton se kërkohen talent, energji dhe vullnet për kontribute të reja, duke premtuar një proces vlerësimi meritokratik.

"Ne kërkojmë talent, energji, ide e mbi të gjitha vullnet për kontribute të reja në komunikimin publik të së nesërmes dhe premtojmë një proces vlerësimi meritokratik të çdo kandidati. Sepse ne duam thjesht më të mirët. Deri tani kemi marrë një numër surprizë aplikimesh që sapo ka kaluar mbi 100", shkruan kryeministri.

Aplikimet mund të dërgohen në adresën , ndërsa afati i fundit është 10 shtator 2026, ora 23:00.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese