Kadastra Shqiptare ka reaguar pas përplasjes mes biznesmenëve për pronën në Palasë, në lidhje me projektin "Delta Falaise Resort & Village".
Në një reagim për emisionin Top Story, Kadastra bën me dije se subjekti "Delta" sh.a. ka leje ndërtimi të regjistruar më 24 korrik 2024.
Sipas Kadastrës, "Delta" sh.a. ka depozituar dokumentacion për disa tituj pronësie në zonën e Palasës, ndërsa për subjektin tjetër nuk rezulton asnjë kërkesë për vërtetim pronësie në zonën në fjalë.
Kadastra sqaron gjithashtu se regjistrimi fillestar i zonës mes Drimadhës dhe Palasës pritet të përfundojë brenda vitit 2027.
Reagimi vjen pas debatit të krijuar për pronësinë e truallit ku po ndërtohet resorti në bregdetin e Palasës.
