Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Planet për ndërtimin e shtetit Bektashi në Shqipëri, ish-krahu i djathtë i Ramës kundër këtij vendimi: Mos luani me këto lojëra, ne jemi shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb
Planet për ndërtimin e shtetit Bektashi në Shqipëri,
Foto ilustruese

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar lidhur me planet për krijimin e një shteti sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë. Ai është shprehur kundër këtij vendimi, duke e konsideruar një hap të rrezikshëm për unitetin dhe funksionimin e shtetit shqiptar.

Sipas tij, Shqipëria nuk ka nevojë për krijimin e entiteteve të veçanta brenda territorit të saj, pasi shqiptarët, pavarësisht besimit fetar, i përkasin të njëjtit shtet.

“Kujt ja tregon i shtetin Bektashi. Familja ime është familje bektashi, ata që e kuptojnë. Gjyshja ime ka qenë mbesë teqeje. Bektashinjtë janë në krijimin e shtetin shqiptar, së bashku me katolikët, myslimanët, kanë lënë gjak dhe jetë. Kam një studim për grup inteligjent profesional që tallja në shtetin bektashi është rrezikshmëri për shpërbërje të shtetit shqiptar. Nuk kemi nevojë ne, ne jemi shqiptarë, shteti jonë është i shenjtë.

Edhe pse kreu i organizatës e ka shpërbërë në institucione, Shqipëria nuk hahet nga kanceri. Shumë i rrezikshëm, mos luaj me këto lojëra, Edhe krerët e bektashinjve mos futen. Ne jemi shqiptarë. Ku e gjen ti këtë përversitet, çfarë do të bësh, pastrim parash? Kujt ja tregon shqiptarëve? Bektashintjë janë budallenj? Katolikët janë budallenj hë? Ore në emër të kujt e bën këtë shthurje ti”, tha Ahmetaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese