Një vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme pranë Fushës së Aviacionit në Gjirokastër.
Njoftimi për zjarrin është marrë rreth orës 20:15, ndërsa në vendngjarje është nisur menjëherë një automjet zjarrfikës.
Pas mbërritjes, zjarrfikësit kanë konstatuar se flakët kishin përfshirë një kanal të vendosur mes Fushës së Aviacionit dhe një parcele bujqësore.
Ndërhyrja ka bërë të mundur izolimin e vatrës dhe shuarjen e plotë të zjarrit, duke parandaluar përhapjen e flakëve drejt zonave përreth.
Ndërkohë, po punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vatra mund të jetë shkaktuar qëllimisht.














