Gazetari Basir Çollaku ka zbuluar ekipin e Ron Yeffet: Tatiana, Sergei, Igori dhe Anastasia, të cilët të gjithë rezultojnë se janë nën hetim për vepra të ndryshme.
Sergei i Ronit është Serhiy Pashinsky, ish-deputet ukrainas dhe ortak i Igor Kotvitskyt në tregëtinë e armëve. Ai është nën akuzë nga Ukraina për korrupsion në tregtinë e armëve.


Igor Kotvitskyt, ish-deputet dhe tregtar armësh, nën hetim nga NABU për korrupsion dhe pastrim parash.

Gruaja e Igorit, Anastasia Kucher, me origjinë hebreje është kapur në Hungari në 2022 me 28 milionë $ dhe 1.3 milionë € kesh në bagazhin e veturës, sapo kishte kaluar kufirin ukrainas dhe ishte futur në territorin hungarez.

Kush është Tatiana që luante rolin e përkthyeses së Ronit me “partnerët” ukrainas dhe që komente edhe emisionin Plug?
Bëhet fjalë për kushërirën e parë e ish-politikanit dhe biznesmenit kontravers ukrainas Ihor Kotvitsky. Ajo quhet në fakt Tetiana Kotvitska.
Është agjente imobiliare në Riad, Arabia Saudite…















