Muli u trondit shumë sot nga videoja e Ludovikut. Ai kishte postuar një video me Doktorin, duke deklaruar se ishte dekretuar qeveria Berisha në Teksas.
I shqetësuar mori Zekriun.
-A di gjë për këtë qeveri ti?
-Jo, - tha Zekriu. - Ne në New York nuk kemi njoftim. Dhe këtu jemi të gjithë nga Kukësi dhe Tropoja. Si mund të bëhet qeveri pa ne?
-Po pyet pak se nuk dua ta shqetësoj Doktorin.
Zekriu pyeti dhe mori infot e para.
-E gjeta, - tha. - Ludoviku banon në një fshat afër Houstonit, nja 3 orë me makinë, dhe e ka ngjarje të rrallë kur shkon në qytet. Tani, meqë kishte bërë aq shumë rrugë, Doktori nuk ia prishi. Ishte shumë i lodhur dhe nuk kishte fuqi të kundërshtonte njeri. Plus, ai ishte veshur si teksan, me kapelë teksane kauboji, dhe Doktori e mendoi se mos qe deputet i ndonjë zone, se i tha emrin e fshatit nga vinte në anglisht.
-E kuptoj, - tha Muli, - që ka bërë foto, po hajde lëre, por duhet me e sqaru këtë punë, se duket Doktori si Piliçin.
-Ja, do flasim tani, - tha Zekriu. - Të paktën të heqë atë punën e qeverisë.
-Po për atë kam hall, - tha Muli, - se mirë që na fut në sherr gjithë Amerikën, por më fut në sherr dhe këtu. Më pyesin mos po i bëjnë grusht shteti Doktorit. Se këta mendojnë që qeveria është punë ditësh.
-Me thënë të drejtën, duhet me e shty pak, - tha Zekriu, - sa të marr letrat, se po fitoi Doktori më kthejnë në Shqipëri, se u kam thënë që jam i persekutuar se jam me Doktorin.
-Ore, hallin tënd e zgjidhim, - tha Muli, - por më zgjidh hallin e qeverisë, se kjo më prish punë, se është kompetenca ime, jo e Ludovikut.
MEDO SIKUR SHETITN TA DREJTONIN KETA TALIBAN, DO ISHIM ME KEQ SE KANDAHARI