Në nisje të sesionit të ri parlamentar, deputetja socialiste Zegjine Çaushi i la sot të gjithë me “gojë hapur” me ndryshimin e saj në look, ndërsa është zbuluar dhe “duararti” i cili mundësoi pamjen e re të socialistes, moment që u komentua nga të gjithë.
Newsbomb.al mëson se parukieri Olti Shulla është personi që “fshihet” pas ndryshimit të papritur të Zegjinesë. Vetë Olti Shulla ka publikuar mbrëmjen e sotme pamje nga momenti kur kujdeset për pamjen e jashtme të Zegjinesë, e cila sot ishte dhe “kryefjalë” e shumë mediave.
Me flokë të prera deri në sup e të lyera me fije dhe një make-up të thjeshtë, deputetja nga Fieri i mahniti sot të gjithë. E merita për këtë moment të bujshëm i takon parukierit Olti Shulla.

