Berisha në SHBA, protestë dhe braktisje/ Petraj: “Non grata” nuk i hiqet, priten surpriza për “21 janarin” dhe “Gërdecin”

8 Shtator 2026, 07:33Politika TEMA
Berisha në SHBA, protestë dhe braktisje/ Petraj: “Non

Në takimin e parë në SHBA, ku shkoi triumfalisht 5 vite pas vendosjes së “non grata”, Sali Berisha nuk gjeti pritjen që mendonte. Në sallën luksoze, ku mbërriti me një limuzinë Maybach 250 mijë dollarëshe, ai gjeti shumë karrige bosh, ndërsa jashtë godinës, dhjetëra emigrantë që me megafon e pankarta i kujtonin se është i padëshiruar për ta që prej vitit 1997.

Vizën për të kaluar oqeanin, Berisha e quajti fitore personale ndaj Blinken dhe Yuri Kim, e vetmja pjesë e fjalimit ku ai tha të vërtetën.

Avokati Edmond Petraj i ftuar në “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News u shpreh se kryetari i Partisë Demokratike e ka mbyllur ciklin e vet politik. Ai madje shkoi më tej kur tha se ai është një “kufomë politike”, nga i cili nuk mund të presësh asgjë.

Lidhur me sallën bosh ku mbajti takim, Petraj tha se njerëzit konfirmuan se askush nuk ka më interes në atë që përpiqet të artikulojë Sali Berisha, pasi të gjithë i dinë bëmat e tij në politikë.

Avokati tha se në këto kushte, Sali Berishës nuk i hiqet dot njolla “non grata”, e vendosur pesë vjet më parë.

“Ata që mendojnë në mënyrë të kthjellët Berishën e shikojnë Berishën si një personazh që nuk prodhon asgjë. Nuk prodhon më Sali Berishës për sa i përket pjesën së politikës. është një “kufomë politikë” që nuk prodhon asgjë,.  Viza e  tij është vetëm një kalimshe.

Salla ishte bosh, sepse nuk ka më askush kureshtje për retorikën boshe të 34 viteve të Sali Berisha, Nuk prodhon kreativitet, nuk prodhon shpresë për atë pjesë të popullatës që beson te një ndryshim. Berisha e ka kryer ciklin e vet. Atij nuk mund t’i hiqet non grata”, tha ai.

Ai madje tha se mund të ketë surpriza të tjera për Sali Berishën në raport me drejtësinë për çështje si “Gërdeci” dhe “21 janari”.

“Mund të kemi surpriza për dosje të tjetra të Berishës, që kanë lidhje me Gërdecin, kemi 21 janarin, që është çështje ende të pazbardhura. Mund të kemi surpriza në ditët në vazhdim. Statusi i tij nuk mund të hiqet nga Shtete e Bashkuara. Çfarëdo lloj takimi të bëj në SHBA, nuk kanë më asnjë vlerë”, theksoi ai.

5 Komente

  1. k
    km

    Kemi 15 vjet qe presim per keto surprizat, keni 15 vjet qe deklaron surprizat. A nuk eshte surprise mbyllja e ceshtje e nga prokuroria? No grata dhe I hapet rruga ne Amerike. Aa nuk eshte surprise.?Eh sa surprizat presim dhe do te shohim ne.

    Përgjigjjuni
    1. d
      daja

      eh tani do vdiska Saliu . Me qenë se e nxori inatin që kishte me amerikën

      Përgjigjjuni
      1. h
        hila

        Berisha vertete eshte kufome politike por sa te kete njerezit e tij ne SPAK e Gjykata ate se gjegjn gja. SPAK po te ishte ne nivelin qe i kerkohet do e kishte zbardh me kohe Gerdecin e 21 janarin.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          Do ishte mire te flisje se sa kontribut jep Saliu qe idhulli yt Rama rri ne pushtet!!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Landi

            Mendimi yt ne vesh te Zotit. Jane shume me vonese persa I perket gerdecit dhe 21 janarit, per medi kriminel hajdutin, xenin, salen, noken e co.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje