Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Andri Vulaj ka plagosur me armë zjarri shtetasit Qamil Luli 63 vjeç, dhe Ylber Luli, 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Andri Vulaj 25 vjeç.
Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.
Qyteti qe ka me shume vrasje dhe 90% per motive banale te shekullit 15 . E keqja eshte se kur diskuton me keto gjeja e pare qe te thone jemi djepi i kultures etj etj
Shkodranet ngaterrojn kulturen me edukaten
Po prisi te zbardhe drita.. qe te kuptoheni -shiheni mire mer pis milet.
Vajti me arme qe te sqarohet....Ai qe vete te sqatohet vete me duar te lidhura jo me arme per te deshmuar qe nuk do sherr