Shkodër, 25-vjeçari qëllon me armë babë e bir pas një sherri! Ndëron jetë 24-vjeçari

8 Shtator 2026 | 07:21

Një konflikt i orëve të para të mëngjesit është kthyer në një ngjarje tragjike në Shkodër, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Sipas policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, 25-vjeçari Andri Vulaj dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Qamil Lulit, 63 vjeç, dhe djalit të tij, Ylber Luli, 24 vjeç.

Të dy të plagosurit u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por 24-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Gjatë përplasjes, edhe 25-vjeçari Vulaj ka mbetur i plagosur me thikë. Ai është kapur dhe shoqëruar nga shërbimet e Policisë, ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar pistoleta që dyshohet se është përdorur në krim.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për të zbardhur dinamikën e plotë të konfliktit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mund të ketë qenë i alkoolizuar”, Karamuço jep detaje nga vrasja në Shkodër: Autori shkoi në 5 të mengjesit tek shtëpia e…

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço këtë të martë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar detaje të reja nga...
22:25 | 08/09/2026

“Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka sjellë në vëmendje ngjarjen e ditëve të fundit mes personazheve publikë këngëtarit Jozi Marku dhe ish-banorit të Big Brother...
22:17 | 08/09/2026

Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të martë në kryeqytet. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë....
21:56 | 08/09/2026