Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mali i Tërbunit në Pukë digjet prej tre ditësh, flakët përhapen me shpejtësi, rrezikohet një banesë

Shkruar nga Newsbomb
Mali i Tërbunit në Pukë digjet prej tre ditësh, flakët
Foto nga vendngjarja

Zjarri në malin e Tërbunit, në Pukë, vijon të jetë aktiv prej tre ditësh dhe po përhapet me intensitet të lartë. Situata është përkeqësuar për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta, duke favorizuar përhapjen e flakëve.

Si pasojë e zjarrit, rrezikohet një banesë si dhe stacioni rezervë i furnizimit me ujë të qytetit. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, të mbështetura edhe nga banorët e zonës, të cilët po punojnë për izolimin e vatrave të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në zona të tjera.

Për shkak të përmasave të flakëve dhe terrenit të vështirë malor, është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri për të vënë situatën nën kontroll. Pamjet nga vendngjarja tregojnë malin e Tërbunit të përfshirë nga flakët, ndërsa një re e dendur tymi ka mbuluar të gjithë zonën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese