Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Deputetët rikthehen sot në Kuvend, paralajmërohet protestë jashtë Parlamentit: Do t’i presim me vezë

Shkruar nga Newsbomb
Deputetët rikthehen sot në Kuvend, paralajmërohet protestë
Kuvendi i Shqiperise

Këtë të martë në orën 17:00, deputetët do të rikthehen në Kuvend për nisjen e sesionit të ri parlamentar. Seanca e sotme pritet të jetë kryesisht ceremoniale, ndërsa puna konkrete e Kuvendit do të nisë me përcaktimin e programit dhe kalendarit të punimeve për periudhën e re parlamentare.

Po ashtu sot në orën 11:00, pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ku do të diskutohet dhe miratohet projektprogrami i punës së Kuvendit, si dhe projektkalendari i punimeve.

Në sesionin e ri parlamentar, vëmendja pritet të përqendrohet te dy reforma të rëndësishme: reforma zgjedhore dhe reforma administrative-territoriale.

Sa i përket reformës territoriale, Partia Socialiste ka depozituar një propozim për ndryshimin e organizimit aktual të njësive vendore. Sipas këtij propozimi, numri i bashkive në vend do të reduktohet nga 61 në 46.

Ndërkohë, sot në orën 17:00 jashtë ambienteve të Kuvendit pritet të zhvillohet edhe një protestë e paralajmëruar. Aktivistët kanë deklaruar se do të presin deputetët me vezë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese