Nga histori e padiskutueshme suksesi tek eksperiencë negative.
Kryeministri Edi Rama ka ndërruar kurs 180 gradë në lidhje me AKSHI-n duke folur për herë të parë për eksperiencë negative dhe mjelje të shtetit nga privatët përmes kontratave të AKSHI-t.
"Pas eksperiencës negative që ne kaluam me AKSHI-n, për shkak të disa qasjeve jo në linjë me standardet ligjore dhe etike të disa kompanive dhe këtu unë nuk kam parasysh thjesht çfarë u shfaq në publik, por kam parasysh edhe diçka tjetër, standardet shumë të ulëta të kompanive private të mësuara që të mjelin buxhetin e shtetit me shërbimet e tyre në aspektin e ofrimit të mirëmbajtjes," deklaroi Rama në Forumin e Dytë të Inovacionit.
Ky është kursi tipik që Edi Rama ndjek sa herë që shpërthejnë skandale madhore. E njëjta gjë ndodhi me inceneratorët dhe tani edhe me AKSHI-n.
Me sa duket Edi Rama po fillon të bëjë distancimet e para nga zhvillimet e reja që mund të vijnë në vijim nga dosjet e SPAK në AKSHI./KAPITALI
© SYRI.net
Protesta e 101-të, para parlamentit dhe drejtoria e Policisë! FNSH dhunë ndaj protestuesve i marrin zvarrë dhe arrestojnë
Noka: Policia ‘flakë’ sot, ndërhyri më shpejt ndaj protestuesve se ndaj zjarreve
Berisha: Dënoj terrorin policor e mediatik ndaj protestuesve paqësorë, Rama të japë dorëheqjen e menjëhershme