Dënohet me 1 vit burg me kusht, Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svelça
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë vendimin për Xhelal Sveçlën lidhur me incidentin e vitit 2018, kur në Kuvendin e Kosovës u përdor gaz lotsjellës.
Sveçla, i cili aktualisht mban detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme, është shpallur fajtor për “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe është dënuar me një vit burgim me kusht.
Vendimi nuk parashikon vuajtje efektive të dënimit. Sveçla do ta shmangë burgimin nëse gjatë periudhës njëvjeçare të kushtit nuk përfshihet në një tjetër vepër penale.
Në momentin e shpalljes së vendimit, ai nuk ndodhej në sallën e gjyqit.
Gjatë seancave gjyqësore, Sveçla ka insistuar se është i pafajshëm. Ai ka mbrojtur qëndrimin se përdorimi i gazit lotsjellës ishte pjesë e aksionit politik të opozitës kundër marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në kohën kur shërbente si deputet.
Çështja nuk përfshin vetëm Sveçlën. Për të njëjtin rast po gjykohen edhe Fitore Pacolli, ministre në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ish-deputeti i Vetëvendosjes Salih Zyba dhe ish-deputetja e LDK-së, Drita Millaku.
Pagat e reja të magjistratëve, Balla: Do të votohen në Parlament më 17 shtator
Von der Leyen dënon nderimet për Mlladiçin në Serbi: Pamjet ishin tronditëse
Pagat e gjyqësorit, administrata bojkoton shërbimet në Gjykatën e Tiranës
- 22:17 “Sherri Jozi-Edi”, Karamuço: Po arrijnë në limite për famë dhe para
- 21:59 Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem
- 21:56 Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona. Policia jep detaje (VIDEO)
- 21:48 Karamuço: Trafik armësh është bërë në 36 vite, kemi çuar armë në Ukrainë
- 21:36 Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane
- 21:28 Kallas: BE dhe 12 vende janë pro sanksioneve ndaj vendbanimeve izraelite