Në intervistën ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka zbuluar edhe një fakt të rëndë.
Gjatë bisedës, Ahmetaj shprehet se, Rama dhe Ron Yefet kishin bërë planin që t’i shpëtonin vëzhgimit të ambasadës amerikane.
ARBEN AHMETAJ: Tani, episodi i dytë shpjegon strukturën, vetë Roni. I thotë: ‘Do ketë një kompani shtetërore mburojë’. Dhe abuzon, përveç strukturës kriminale për devijimin e pasurive të shqiptarëve, abuzon me respektin e shqiptarëve për SHBA-në. Thotë: ‘Do krijojmë një trust në Amerikë që t'i mbyllim gojën ambasadës amerikane’.
Ky ustai që do grabiste Delvinën, po do marrim thotë edhe Vlorën, TEC-in e Vlorës. Strukturë purifike kriminale për të grabitur Shqipërinë.
Transkripti
Ron: Qeverisë I duhet ta bëjë 100% pronë të agjencisë qeveritare
Ron: Më pas qeveria do të zgjedhë një agjenci bashkëpunuese me 100% me 100% aksione qeveritare dhe hyn në kompaninë që krijohet.
Tatjana përkthen në gjuhën ukrainase
Ron: Unë rekomandoj që aksionet tuaja në këtë kompani të mos jetë ukrainase por një koorporate amerikane sepse shumë më mirë të shfaqet si amerikane.
Kompania mburojë do të jetë kompani qeveritare.
Aksionet që ka Igori në kompaninë shtetërore do të zotërohen nga kompania Amerikane, çdo aksion.
Aksionet nuk do të zotërohen nga Igori, por nga një kompani amerikane e cila po hyn në partneritet me qeverinë shqiptare.
Tatjana përkthen në gjuhën ukrainase
Ron: Dhe kështu i mbyllim gojën Ambasadës Amerikane. I mbyllim gojën me kompaninë amerikane.
Ron: Kam një pyetje
Ron: Plani juaj nuk ndryshon, saktë
Ron: Ne do të marrim Vlorën, Saktë
Ron: Në Vlorë ne do të çojmë gazin. Nga atje në Vlorë
Tatjana flet në anglisht: Kompania jonë do të bëjë të mundur transferimin e gazit nga atje në Vlorë
© SYRI.net