Dje Beogradi u shndërrua në vend pelegrinazhi për të nderuar një turp dhe krim me përmasa rrëqethëse

8 Shtator 2026, 10:30Rajoni TEMA
Dje Beogradi u shndërrua në vend pelegrinazhi për të nderuar

Nga Elisa Spiropali

Mijëra njerëz, ministra, ushtarakë dhe klerikë u mblodhën për ta përcjellë si hero kriminelin Ratko Mladiç. Trupi iu soll me aeroplan qeveritar, arkivoli iu mbulua me flamuj, nderimet ushtarake iu kushtuan një të dënuari me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Mladiçi nuk ishte viktimë e asnjë padrejtësie. Ishte organizatori i gjenocidit në Srebrenicë dhe i rrethimit të Sarajevës. Ai u fsheh për gjashtëmbëdhjetë vjet nga drejtësia. Serbia "e gjeti" vetëm pasi nuk mundi ta fshihte më, ndërsa sot po e varros si të ishte ajo viktima dhe jo mijëra njerëzit që mbetën në varre pa emër, për shkak të saj.

Pas tetë ditësh, në Hagë do të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ata nuk u fshehën nga drejtësia, nuk u arrestuan pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh arrati dhe nuk po gjykohen për gjenocid.

Serbia zyrtare nuk ka autoritet moral, as juridik, të na japë leksione për drejtësinë. Nuk mund ta kthesh një të dënuar për gjenocid në shenjtor kombëtar dhe, në të njëjtën frymë, të kërkosh dënimin e njerëzve ndaj të cilëve ende nuk është shqiptuar vendimi i parë.

Një shoqëri nuk gjykohet vetëm nga kriminelët që ka prodhuar. Gjykimi i saj i vërtetë fillon kur faktet janë provuar dhe ajo duhet të vendosë nëse do vajtojë viktimat apo do adhurojë vrasësit.

Serbia dje e bëri zgjedhjen e saj.

Ajo nuk varrosi vetëm Ratko Mladiçin.

Varrosi edhe turpin e vet duke nderuar krimet.

16 Komente

  1. H
    Hollandezi

    Shko moj ti debile tek Skenderbeu yt. Nuk je ti qe percakton heronjte e kombeve te tjere.

    Përgjigjjuni
    1. P
      P S E ?

      Po ti , kur na u bere holandez per te dhene verdikte kaq kategorike ?! Shikohu nje here ne pasqyre per te pare se kush je , nje njeri nen ordineret , cope idjoti !

      Përgjigjjuni
      1. A
        Analfabetizmi ne krye të shtetit prodhon idiotë

        Hapsirat vihen pas shenjave te pikësimit, dhe jo para!

        Përgjigjjuni
    2. L
      LVQ

      Laje, laje , mut me shurrë. Ndërkohë mazhoranca e parlamentit tuaj, socialist, nuk dënon aktin gjenocidal - GJENOCIDIN SSERB!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trump pedofili

        E mban mend o mamice! Kur shkove ne Izrael ne mes te genocidit ne gaza! Dhe takove barbaret zionist

        Përgjigjjuni
        1. L
          LVQ

          TI QË MË UL GISHTIN, DREJTUAR BATHËS TANDE, MË THUAJ NËSE E KAM GABIM, ME FAKTE, NR E RESOLUTËS, DATË, KALOI ME X VOTA ETJ, AHERE EJA DHE MË MBAJ HERDHET NË DORË!

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli

            LQV , nje derro injoranti qe na ndot gjuhen shqipe . Shtaze qe futet mes njerezve per te humbur gjurmat . Futu ne hale dhe mos del me , se do te te mbytin me peshtyme .

            Përgjigjjuni
          2. m
            mlawj

            ..."Varrosi edhe turpin e vet duke nderuar krimet." citim i drejteperdrejte. Nese varroset turpi logjikisht ska me turp... aman logjika juaj..........

            Përgjigjjuni
            1. b
              beni prej Puke

              U ba kjo shkërllatë me diskutu çka bajnë dynjaja në shtëpi të vet.

              Përgjigjjuni
              1. P
                PO , PO

                Po ti more pukjan nga fundi i botes , kur qenke bere per te dhene mend per politika te medha , ti nuk di as te ruash derrrrat ?

                Përgjigjjuni
              2. F
                Fshatari

                Aq shume sa i urrej Serbet ( si armiq te kombit time) po aq aq shume i respektoj per dashurine qe kane per kombin e tyre. Ah sikur edhe ne Shqiptaret te ishim keshtu. Por ne jemi bere globaliste, ne nuk e duam me kombit, jemi bere qytetare te globit, globit qe nuk e ruan fare per ne Shqiptaret, qe do te thote se Serbet fitojne e ne humbasim

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zelenski

                  Ke plotesisht te drejte. Keto fyckat i kemi ne xhep. Prandaj dhe une them Kosova eshte Serbi.

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Shume u duke, pak na dole

                  Spiropali, ka kohe, qe e ka mbyllur sqepin, per bemat e mbrapeshta te ish Skenderbeut te saj. Dhe qe te mos ndihesh e vdekur, del jashte kufijve dhe ben patrioten e madhe.Hidh nje sy tani nga nena PP-PS.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    LVQ

                    KRIJESË E ËMBËL, ENGJULLORE. ANI SE SHKRUAJTE KËTË REFLEKTIM TË VAKËT, PO CKE QË MERRESH ME PUNËT E RAMËS, NDIQ NDËRGJEGJEN TËNDE - O, MOJ , NURI I HIJESHISË!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Preveza

                      Shko moj pirdhu! Copë mishi me dy sy! A thua se nuk ishit ju që i fërkonit krahët Serbisë me Ballkanin e Hapur, në kurriz të Kosovës që izolohej, tallej, përqeshej, margjinalizohej, ndërkohë që qafë për qafë me Palloshin, Vuçiç armatoste deri në dhëmbë ushtrinë e tij, për masakrën e ardhshme ndaj kombit shqiptar sapo t'i jepej mundësia. Ju jeni esadistë antishqiptarë, njësoj si kërma e Viçidolit.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Na ruajt zoti

                        Nje zonje politikane qe flet se si nje qeveri fqinje nuk heq dore nga heronjte e rreme Ai nuk ishte gjeneral kur vret popull te paarmatosur…Por nje kasap me kartele psiqiatrie Nivelet e komenteve me lart…beni,fshatari,Zelenskyy etj nje mjerim i vertete

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje