Tabaku: 60% e çmimit të karburantit janë taksa, tregu i kapur po i merr frymën ekonomisë (VIDEO)

8 Shtator 2026, 10:45Politika TEMA
Tabaku: 60% e çmimit të karburantit janë taksa, tregu i kapur

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale lidhur me çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri dhe ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në ekonominë familjare dhe bizneset.

Sipas Tabakut, shtrenjtimi i karburantit reflektohet në çdo hallkë të ekonomisë, duke rritur kostot e transportit, çmimet e produkteve bujqësore dhe shpenzimet e bizneseve.

“Çmimi i karburantit është arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve. Sot të gjithë paguajmë më shtrenjtë, nga transporti i fëmijëve te produkti në fermën e fermerit dhe te çdo biznes që rrit çmimet për shkak të kostos së karburantit”, deklaroi deputetja demokrate.

Tabaku argumentoi se niveli i lartë i çmimit nuk lidhet vetëm me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, por kryesisht me faktorë të brendshëm. Si shkak të parë ajo renditi peshën e lartë të taksave.

“Rreth 60% e çmimit të karburantit janë taksa që shqiptarët i paguajnë në pompë për çdo litër. Kjo e rendit çmimin e karburantit në Shqipëri ndër më të lartët në rajon, madje edhe ndër më të lartët në Europë”, u shpreh Tabaku.

Një tjetër problem, sipas saj, është përqendrimi i tregut dhe fakti që kompani të caktuara kontrollojnë disa hallka të zinxhirit të furnizimit dhe tregtimit.

“Arsyeja e dytë lidhet me tregun dhe monopolet, me faktin se një pjesë e madhe e këtyre bizneseve zotërojnë të gjitha hallkat e zinxhirit”, theksoi deputetja e PD-së.

Tabaku kritikoi gjithashtu mungesën e kontrollit dhe të mbikëqyrjes shtetërore, duke deklaruar se karburanti është kthyer në një produkt luksi dhe se çmimet po i shtyjnë qytetarët të furnizohen jashtë vendit.

“Mungesa e kontrollit dhe e mbikëqyrjes nga shteti e ka bërë karburantin në Shqipëri një produkt luksi. Ky sistem i tregtimit me pakicë e ka kapur prej fyti ekonominë dhe sektorët kryesorë”, deklaroi ajo.

Në përfundim, Tabaku kërkoi ndryshimin e sistemit aktual, i cili, sipas saj, rëndon qytetarët, fermerët, prindërit dhe bizneset.

“Ky është sistemi që duhet të ndryshojmë. Është sistemi nga i cili vuan qytetari shqiptar, fermeri dhe prindërit që paguajnë më shtrenjtë karburantin. Ky sistem duhet ndryshuar dhe është një prej arsyeve për të cilat qytetarët protestojnë prej më shumë se 100 ditësh”, përfundoi Tabaku.

10 Komente

  1. S
    SKRAPARLLIU

    Sa e zgjuar eshte kjo vajze mere veshe nga te gjitha ju hape barku per Shqiptaret kur ishte vete ne pushtet mendoi per te mare leje NDERTIMI atehere nuk u dhimsin Shqiptaret.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironsi i Vjetër.

      Përseri doli kjo Tabbaçka!? Kjo thotë se ka studjuar për ekonomi por, ekonomiste më injorante, as që mund të gjendet në trojet shqiptare. Një gënjeshtare, mashtruese, shpifëse e vërtetë është kjo Tabaçka. As që mund të ndodhë që, nga Tirana, të dalë ndonjë mendje e ndriitur. Tiranësit janë për të ngrënë plënca dhe për të pirë raki. Edhe për çingie.

      Përgjigjjuni
      1. f
        filip

        Kjo është bërë tamam si kukumjaçkë....

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tabaku pastron parate e qete nen hijen e Rames

          I thoni atij kusheririt te Saliut qe quhet Kastrati, te vije na Usa dhe te flase me Tabakun dhe Ramen se mos na ulin dot me 60% cmimet e karburanteve! Ndryshte Kastrati ta urdheroje Saliut qe ti mbylle gojen Tabakut se na e ka ndot keq mjedisin mediatik. Dhe kur ta beje dalje Saliu, Tabaku si rakete parkohet ne paraburgimin e Dumanit ne Spak si miliardere qe nuk justivikon as 1/10 e pasurise maramendese qe ka vendosur gjate qeverisjes se Saliut dhe Rames. Mos te te vije keq o Ed Rama, nuk te shajme por te tregojme se populli nuk ha gogla e as lende, ne e dime se Tabaku e ka shumefishuar pasurine keto 13 vitet e fundit, dhe tatimet dhe kontrolli yt i pastrimit te parave ka frike ta kontrolloje. Nese e kemi gabim, na trego Edo kur e si e keni kontrolluar Tabakun?!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali

            Mos u anko moj sorre se te mberdhin xhepi se bredh shume me makine ti .Po te te vinte keq per popullin zhduku nga parlamenti se vendin ne parlament ta dha lulushi yt .Je bere shume e egoiste mbete vetem duke u ankuar , nuk vini dote ne pushtet kete duhet ta kuptosh por si hajdute qe je nuk e kupton .Yyyttt rrace muti

            Përgjigjjuni
            1. T
              Te Qifja Motren.

              Ik moj B.Q Femer, ju e bot çmimin kshu ,me ate Plakun shkerdhat qe ju degjeneron me Videot qe ju bo juve tu u @i Lopa.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bureto

                Tabake! Të gjitha i ke drejt jo se i thua ti, po sepse ekzistojnë. Po në ato që ekzistojnë ti edhe pse e di shumë mirë, jo pa qëllim fsheh faktin se pothuajse gjysmën e taksave që rëndon mbi çmimin e karburanteve e zë 'taksa e qarkullimit', afro 27 lek/litër. Këtë taksë e ka çdo shtet në botë, ndonse ndryshon madhësia dhe mënyra e vjeljes së saj. Shqipëria la zgjedhur ta vjelë duke e përfshirë në çmimin e një litre karburant. Si politikane dhe ekonomiste, por edhe si 'skile', ti e di më mirë se cilido që shkak i vetëm është informaliteti i lartë. Shqiptarët që si qytetarë, ende janë të pandërgjegjshëm në detyrimin për t'i paguar ato, duke mos ditur atë që shumë (po marr si shembull amerikanët) i dinë mirë dy gjëra: që do vdesin dhe do paguajnë billat/faturat. Këtë të vërtetë ti skile jo vetëm që e fsheh, por as nuk denjon që si aspirante për të ardhur në pushtet, t'u tregosh shqiptarëve si do ta zvogëloni informalitetin, sepse ky, kur qeverisnit ju, ka qenë shumë më i lartë se sot, por njëherazi të premtoni se këtë taksë nuk do ta përfshini më në çmimin e karburantit, por që gjithsesi në një mënyrë a një tjetër, si kudo në Evropë dhe Rajon ajo do të paguhet. Këtë kërkojnë shqiptarët nga opizita dhe jo t'u tregohen përralla, gjëra që ata i dinë apo ndjejnë në xhepin e tyre. Pra ata duan zgjidhje dhe pikërisht këto ju nuk i keni dhe kësisoj as mund t'i ofroni. Ndaj kur nuk i keni këto, më mirë do ishte të heshtnit, sesa të manipuloni ata që ca gjëra, ose nuk I dinë ose nuk i kuptojnë mirë. Epo, sidoqoftë, skilja ndaj mbetet skile.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tabaku - modeli se si nuk duhet te jete nje shqipt

                  Po te jete per Tabakun, shqiptaeet e mbajne Rame ne pushtet minimumi deri ne 2050.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Taven Tarrasi

                    Tabakhonja Iranjane hajdute e pa skrupullt del e lef pa pushim po kjo bēn qef se Albanistani ska shtet. Se po tē ket shtet Tabahanja pērfundon nē burg pēr pasurin qē ka vēn. Si e ka vēn me çfar Aktivitäten çfar taksash ka paguar e kjo palaço femēr nuk e justifikon dot vjedhjen galopante. Po kur ska shtet le tē bējn qef kto jashqitje qeni.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      TaBAakhonja

                      TABAKHONJA KRYEHAJDUTE FEMER PIsE NDERTUSE Me PARATE E OLIGARKeVE KASTRATI DHE MaNE, SPAK TE HEToJ URGJeNTISH TABAKHONEN DHE TI SEKUESTROJe PaSURItE E VJeDhURA, TE KALBET NE BURG DHELPRA DINAKE PASTRUESE PaRASHE DHe HAJUDET E PASKRUPULLT

                      Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje