E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Sa merr një kinez, nuk marrin 10 familje qeratë e tokave”, protestë në zonës naftëmbajtëse Patos – Marinzë

Ilustrim · Vizion Plus

Banoret e fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos – Marinzë janë ngritur serish në protestë paraditen e sotme për mospagesën e qerasë së tokave nga kompania Bankers Petroleum. Pas dy protestave të mëparshme pranë zyrave qëndrore në Fier, protesta e sotme ështe zhvendosur prane zyrave në vendburim.

Ata kanë kërkuar njëzëri që kontratat të mos ndryshojnë duke u ulur vlerën e pagesës pasi në të kundërt do të përshkallëzojnë protestën e tyre.

“Sa merr një kinez këtu, nuk marrin 10 familje qeratë e tokave. Ne do të vazhdojmë dhe do bllokojmë sheshin dhe do mbyllin saraqineskën që të mos dalë pikë nafte”, tha banori.

Ata pohojnë gjithashtu se protestat e deritanishme nuk kanë sjellë asnjë negociatë dhe shprehen të vendosur për ti qëndruar deri në fund kauzës së tyre.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh